• |
ide | kryesore

Kryeministrja e parë femër e Suedisë dha dorëheqjen, por zgjidhet sërish pak ditë më vonë

-Instant, F1, Paparazzi



Ligjvënësit suedezë kanë zgjedhur sërish Magdalena Andersson në postin e kryeministres, disa ditë pasi ajo dha dorëheqjen nga ky rol dhe ajo është vendosur edhe një herë të bëhet liderja e parë femër në historinë e vendit.

Andersson u zgjodh fillimisht si kryeministre javën e kaluar, por ajo dha dorëheqjen në të njëjtën ditë pasi buxheti i saj i propozuar u mposht dhe qeveria e koalicionit që ajo shpresonte të drejtonte u prish.
Tani ajo është emëruar sërish në këtë rol nga Parlamenti i Suedisë dhe synon të formojë një qeveri vetëm të partisë së saj.

Ajo do të fillojë zyrtarisht rolin pas një takimi me Mbretin e vendit të martën, një fazë që ajo nuk e arriti javën e kaluar.
Për të votuan 101 deputetë, kundër 173 dhe abstenuan 75. Sipas rregullave të vendit, një kryeministër i ri mund të zgjidhet për sa kohë që shumica e ligjvënësve nuk votojnë kundër tyre.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *