• |
ide | kryesore

Masat e reja në Kosovë/ Në bare dhe restorante vetëm me certifikatë vaksine

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.


Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.


Klientët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID.

Mbajtja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është detyruese dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

1 Comment

  1. O Albin, mos u bej fare zar i Sorres dhe cifuterise nderkombetare.

    Mos li nam fare or burr.

    U shpartallove ne zgjedhjet lokale dhe nder arsyet kane qene sepse vure keto masa idiote ” anti covid”.

    Shpresoj qe Shqiptaret e Kosoves te ngrihen ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu