• |
ide | kryesore

Moti i keq/ OSSH njofton: Situata është përmirësuar në 80% të vendit, vetëm 2 qarqe problematike

-Instant, Lajme, Të fundit



Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH) ka njoftuar se në shumicën e vendit situata tashmë është përmirësuar. Në një njoftim shpërndarë për mediat, bëhet më dije se gjendja në shumicën e vendeve që ishin krijuar probleme për shkak të motit të keq është më mirë, në një nivel 80% të vendit. Probleme janë shfaqur në zonat rurale, të cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjetëra km. Afro 95% e defekteve janë shfaqur në fshatra, zona të thella, ku me rënien e dëborës dhe shpejtësinë e erës deri në 150 km, kanë sjelle defekte në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Sakaq, vijon të ketë probleme në Dibër dhe Vlorë. Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se 3 ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtesë dhe bazë materiale.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *