• |
ide | kryesore

Ndryshon e gjithë kupola e Policisë së Beratit (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ndryshime në rang drejtuesish në Policisë e Beratit. Emërimet e reja janë kryer në të gjitha sektorët e rëndësishme drejtuese në Berat dhe në të pesta komisariatet.


Prej 2-javësh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë vijuar ndryshimet në rang drejtuesit dhe emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm DVP Berat por edhe të pesta komisariatet e kësaj drejtorie.


Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun.

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Policisë Berat, në të cilën është emëruar:

Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku, që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj, ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;

Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë, ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.

Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.

Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci, i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua drejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë e Dimal.

Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze, që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;

Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili, që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;

Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai, që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

1 Comment

  1. Ehhh mor Gledis sa ke per tu pendu qe pranove te behesh drejtor i pergjithshem. Po me kto karna do luftosh krimi ??? Me drejtorin e direesit dhe qibinin ka le fut karit mgrusht pa lidhje.
    Perdite e me shume po trego. Qe qenke varikrs edhe vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu