• |
ide | kryesore

Negociatat, Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë

-Instant, Arkiva, Lajme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë e cila ka propozuar që të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.


Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, presidenti shkruan se mbështet dhe inkurajon çdo hap që synon integrimin europian.


Po ashtu Meta shprehet me bindje se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, qoftë në zbatimin e reformave edhe në arritjen e një marrëveshje historike si ajo e Prespës.

Reagimi:

E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.

Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.

Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës.

E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.