• |
ide | kryesore

Paloka i përgjigjet Bashës: Ju tregoj ç’ndodhi në zyrën e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u është përgjigjur deklaratave të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili pasditen e së martës tha në një intervistë në ABC se firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nuk u dorëzuan ashtu siç parashikon statuti, gjë që sipas tij e kishte kërkuar edhe Paloka te ish-kryeministri Sali Berisha.


Në një reagim të gjatë në Facebook, Paloka thekson se në asnjë pikë të statutit nuk thuhet se ku apo si dorëzohen formularët e firmosur nga delegatët. Paloka tregon edhe për një takim të bërë në zyrën e Berishës me mbështetësit e tij kua ai ka propozuar që formularët të dorëzoheshin te Sekretari Organizativ i PD, gjë që u pranua fillimisht nga Berisha, por jo nga pjesëmarrësit e tjerë.


“Perfaqesuesit e firmetareve kerkuan nje takim me mua si Kryetar i Keshillit Kombetar te PD. Takimi u zhvillua ne zyren e z.Berisha dhe ishin te pranishem, si perfaqesues te firmetareve; deputete, anëtare te kryesise se PD, kryetare degesh te PD, dhe nje sere funksionaresh te tjere te PD si nga sekretariati dhe organizatat partnere te PD. Midis tyre, hartues te statutit dhe juristet me te cilet z.Basha eshte perfaqesuar deri me sot ne gjithe institucionet dhe tryezat politike.

Kerkesa e gjithe pjesmarresve ishte që në mungese te percaktimit te procedurave te permendura me lart, duke e konsideruar pjesen tjeter drejtuesve te PD si ilegjitime dhe mbi te gjitha si pale ne kete konflikt, ne mungese te plote besimi ne luajalitetin e tyre ndaj ketij procesi, formularet e mbledhur te dorezoheshin tek une si Kryetar i Keshillit Kombetar, organi me i larte i zgjedhur i PD midis dy Kuvendeve.

Une, pas kesaj kerkese, kam propozuar qe, pavarsisht gjithe argumentave te paraqitur nga pjesmarresit ne takim, edhe per faktin qe une isha pozicionuar ne krah te z.Berisha, formularet te dorzoheshin tek sekretari organizativ i PD, “JO SEPSE E PARASHIKON STATUTI”, sic abuzon me kete thenie timen z.Basha, por per te shmangur cdo mundesi spekullimi nga pala tjeter, sic ndodhi me pas ne fakt .

Kete argumentim timin e pranoi dhe z.Berisha . Nderkohe gjithe pjesmarresit e tjere , me argumentat e dhena me lart, duke ofruar dhe fakte se si firmetareve ju ishte bere presion nga disa drejtues degesh , kembengulen qe ose te vinin ne zyren time me detyrimin e mbrojtjes se te dhenave personale te firmetareve, ose ata nuk kishin asnje detyrim tjeter statutor apo procedurial per ti cuar tek kundershtaret e tyre ne kete rast. Keshtu vendosi shumica ne ate takim dhe z.Berisha pranoi vendimin e shumices, nuk vendosi vete, me koken e tij…!” – shkruan Paloka që në fund i kërkon Bashës të mos merret me truke, por të shohë se si shumica e anëtarësisë kërkon largimin e tij.

“Ne vend qe te vazhdohet me truke e me hile qe po percajne cdo dite e me shume demokratet, do ishte e denje, po mbi te gjitha ne te mire te demokrateve, qe vullneti i mbi 4200 delegateve, vullneti i shumices , te respektohet! Keshtu veprohet ne demokraci, keshtu thote edhe statuti i PD e mbi gjithe te tjeret, ky eshte detyrim dhe pergjegjesi per kryetarin e PD” – e mbyll Paloka. ©LAPSI.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu