• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Mëngjesi nis me reshje

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijojë të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu. Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim i lehtë dhe gradual i motit, duke rikthyer herë pas here kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13 °C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *