• |
ide | kryesore

Po vjen Omikron/ A duhet të trembemi nga varianti i ri i koronavirusit?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti Omicron i koronavirusit ka një rrezik të lartë të infeksionit përreth globit. Varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone, tha OBSH të hënën. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebrejesus përsëriti thirrjen për të furnizuar me vaksina vendet më të varfra.

“Covid-19 ende nuk ka mbaruar punë me ne”, paralajmëroi ai. Varianti u zbulua në Afrikën e Jugut herët këtë muaj dhe provat fillestare thanë se rreziku i riinfeksionit është rritur.

Afrika e Jugut është përgëzuar për raportimin e shpejtë të variantit të ri. “Omikroni ka një numër shumë të lartë të mutacioneve, disa prej tyre janë shqetësues për impaktin që mund të kenë në trajektoren e pandemisë” ka thënë OBSH.

Mjekët në Afrikën e Jugut thonë se të infektuarit me variantin e ri të koronavirusit, Omicron po përjetojnë kryesisht simptoma të lehta.

Megjithëse përhapja ka qenë e shpejtë, Dr. Unben Pillay, një mjek i përgjithshëm në provincën Gauteng ku janë raportuar 81% të rasteve të reja, tha se pacientët kanë simptoma të lehta, të ngjashme me gripin, kollë të thatë, ethe, djersitje natën dhe dhimbje trupi. Ai tha se shumica janë trajtuar në shtëpi dhe se të vaksinuarit e kalojnë më lehtë sëmundjen.

Shumica e rasteve të reja në Afrikën e Jugut ka qenë mes personave në të 20-at dhe të 30-at dhe mjekët vënë në dukje se këto grupmosha në përgjithësi kanë simptoma më të lehta të COVID-19.

Ata paralajmërojnë se të moshuarit e infektuar nga varianti i ri mund të kenë simptoma më të rënda.

Rastet e para janë raportuar tashmë në disa vende si Kanada, Britani e Madhe, Portugali, Belgjikë dhe Hollandë.

Varianti i ri ka detyruar Britaninë e Madhe, BE-në dhe SHBA të mbyllin kufijtë me vendet e Afrikës së Jugut. Edhe Japonia ka mbyllur kufijtë për të huajt, ndërsa Australia e ka shtyrë për më vonë planin e shumëpritur të lehtësimit të masave. Hyrja e studentëve dhe punëtorëve të huaj do të shtyhet për në 15 Dhjetor. Edhe Izraeli ka mbyllur kufijtë për të huajt. Në Britaninë e Madhe, doza e tretë iu është ofruar personave mbi 18 vjeç për të parandaluar një valë të re të Omicron.

Presidenti i SHBA, Xho Bajden u ka bërë thirrje amerikanëve “shkoni merrni dozën tuaj të tretë”, ndërsa i nxit të mbajnë maska në ambjente të mbyllura. Por gjithsesi Bajden nuk ka paralajmëruar një mbyllje tjetër këtë radhë.

Që nga nisja e pandemisë ka pasur 261 milion të infektuar dhe 5 milion të vdekur në të gjithë globin.

Çfarë dimë për Omicron

 

E gjitha është një déjà-vu; shqetësimi dhe frika për një variant të ri të koronavirusit. Ky i fundit shkruan BBC përmban më shumë mutacione se të tjerët, aq sa kur kanë zbuluar listën e gjatë të mutacioneve që përmban varianti i ri, një shkencëtar citohet ta ketë quajtur “të tmerrshme”, ndërsa një tjetër i tha BBC se ky ishte rasti më i rëndë që ai kishte parë ndonjëherë.

Megjithatë, janë vetëm ditët e para dhe shumica e rasteve të konfirmuara janë përqëndruar në një provincë të Afrikës Jugore, megjithëse dita-ditës virusi po shpërndahet në kontinentet e tjera.
Menjeherë janë ngritur pyetjet se me çfarë shpejtësie po përhapet varianti i ri, sa është aftësia e tij për të tejkaluar mbrojtjen që ofron vaksina dhe çfarë duhet bërë për atë.

Ka shumë spekulime dhe shumë pak përgjigje të qarta. Varianti i ri u quajt Omicron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke ndjekur radhën e emrave në kod pas varianteve Alfa dhe Delta. Mutacionet që ka pësuar virusi janë të shumta. Profesor Tulio Oliveria drejtor i Qendrës për Epidemitë dhe Inovacionin në Afrikën Jugore e quajti një konstelacion me mutacione dhe se ishte shumë i ndryshëm nga variantet e tjera që qarkullonin.

“Ky variant na surprizoi, ka një kapërcim në evolucion dhe shumë mutacione nga sa ne prisnim” tha ai.

Në një dalje për mediat, profesor Oliviera tha se janë gjithsej 50 mutacione dhe 30 prej tyre janë në xhufkën e proteinës, që është edhe në shënjestër të shumicës së vaksinave dhe që është edhe çelësi që virusi përdor për të hapur dyert e qelizave të trupit tonë.

Një nivel i tillë mutacioni me shumë gjasë ka ardhur nga një pacient i vetëm që nuk ia ka dalë ta mundë virusin. Shumë mutacione nuk do të thotë automatikisht: e keqe. Shumë e rëndësishme është të kuptohet se çfarë bëjnë këto mutacione.

Shqetësimi është që ky virus është rrënjësisht i ndryshëm nga origjinali, ai që doli fillimisht në Vuhan të Kinës. Kjo do të thotë se vaksinat që u prodhuan për t’i ndalur këto, mund të mos jetë aq efektive. Disa mutacione janë hasur edhe më parë, që mund të japë një informacion të këtyre varianteve.

Për shembull, N501Y e bën më të lehtë përhapjen e koronavirusit. Vaksinat e kanë të vështirë ta njohin këtë mutacion. Të tjerë mutacione janë krejtësisht të reja.

Profesor Riçard Lesell nga Universiteti Kuazulu-Natal në Afrikën Jugore tha për BBC: “Jemi të shqetësuar se ky virus e ka shtuar transmetueshmërinë, ka shtuar aftësinë për t’u përhapur nga personi në person dhe për më tepër ka fituar aftësinë ta shmangë sistemin imunitar”.

Më parë ka pasur shembuj të varianteve të koronavirusit që janë dukur të frikshme në letër, por asgjë nuk ka ndodhur.

Në krye të rrezikshmërisë u tha se ishte varianti Beta në fillim të këtij viti, sepse ishte i aftë t’i shpëtonte sistemit imunitar. Por në fund, ishte varianti Delta që e pushtoi botën.

Shkencëtarët nga e gjithë bota thonë se një panoramë më e qartë do të jepet pas studimeve laboratorike të Omicron. Përgjigjet do të jenë më të shpejta pas monitorimit të pandemisë në mbarë botën. Nuk është e qartë ende se si do të përhapet varianti i ri tek vendet me një nivel të lartë vaksinimi të popullsisë se sa Afrika e Jugut që ka 24% të popullsisë së vaksinuar.

Prandaj, deri tani varianti i ri i Covid vetëm sa ka ngritur shqetësime të tjera, ndaj pritet që shkencëtarët ta ndjekin me rigorozitet për të kuptuar kur dhe ku duhet vepruar. Mësimi që na ka mësuar pandemia është se jo gjithmonë duhet pritur derisa t’i kesh të gjitha përgjigjet./Lapsi.al



13 Comments

  1. OMIKRONI SI E GJITH PANDEMIA LESHIT “EKZISTON” VETEM NE MEDIA E CILA POSHTERSISHT BOMBARDON NJERZIT PO ME KETO MASHTRIME.

    1. Duajeni veten me vepra sic e deshironi me zemer shpirt dhe sdo te zhgenjeheni .nese veproni si per veten edhe tjeret kujdes hakun ndaj gjithckaje thotë:

      Ne jo te trembemi nga mashtrime TE PADREJTISH por TE PADREJTIT duhet te tremben per fundin trishtues qe padiskutim i pret prej ZOTIT BOTNAVE .I MALLI ZOT MBAN PREMTIMIN VEPER MIRET I SHPERBLEN DHE VEPER KEQIT I NDESHKON NE SHUMICA NJERZORE DUHET TE SHPREHIM NATYRALITETIN TON NE UNITET TE KUNDERSHTOJM PADREJTESIN DHE TE KERKOJME TE DREJTEN HAKUN

  2. O shkerdhat ….po vdesin gjithandej e ti thua vetem ne media. O trap po pse kujton ti se eshte e veshitre te hidhet ne qarkullim nje virus? Qenka shume me kollaj te kontrollosh cdo media e staf mjekesor? Shko o koqe bjeri me dore me foton e Alfred Cakos

    1. Po me po po vdesin dhe virusi eklsiston se e kam provuar ne lekuren time , po ama lexova qe vetem nga kjo loja e re vaksines moderna do te fusi ne xhepa diku te 50 miliard nga nxjerrja e vaksines se re . Nje pyetje kam per ju , si nuk doli nje shtepi farmaceutike qe ta dhuroje vaksinen per te gjithe , te punoje gratis per te miren e njerezimit , ateher dhe pala tjeter do te mbylli gojen .

      1. Nuk jam ai zoteria siper, por eshte koha te flasin ata qe mendojne objektivish qe kjo eshte pandemi dhe duhet te vaksinohet sa me shume nga popullsia qe te mos mbyllemi e te mos na vdesin prinderit e te moshuarit..e jo si idiotet qe lexojne neper tik toke pune komplotizmash. Sa per vaksinen per te gjithe njerezimin, edhe Biden dhe Shume leader te tjere boterore ndajne te njejtin mendim per ti hequr copyright ne menyre qe vaksina te jete sa me e lire. Personalisht nuk do isha dakord sepse jemi ne boten e kapitalit dhe heqja e te drejtave te autorit do te dekurajonte kerkimin shkencor per varjantet e reja…Une mendoj se vaksina duhet te jete me pagese. Sepse keshtu duket sikur imponohet. Ka dy vite qe vaksinen e gripit nuk e gjen ne farmaci sepse mbarohet menjehere. Njerezit(ata qe duan) jane ndergjegjesuar ..Te tjeret..si ta kene!

        1. O njethundrrake lgbt-rilindas, patru, o krijesa qe harrxhoni kohen dhe O2 kot, nese mendoni se PLANDEMIA eshte teori konspirative, pune per ju, nese mendoni se Cov-19, nuk eshte arme biologjike qe synon zhdukjen e 99% te njerezimit sepse keshtu deshirojne pasuesit e djallit soros&co, prap pune per ju, por mjaft me perhapje paniku neper media, vazhdoni me terapine genetike/s’eshte vaksin (e thone prodhuesit, lexoni pershrimet e tyre) 3 here ne dite, nga nje doze, deri sa t’ju dalin brire ne ball. Sa shume ju dhimbset shpirti, o frymore pa qellim e objektiv ne jete qe hani si kafshet, vidhni, grabisni si kafshet, nderseheni si kafshet, mblidhni pasuri te vjedhur popullit pafund dhe fundi 2m2 vend, nen kete dhe, cfare do te merrni me vehte vetem mallkimet, gjynafet dhe nemat e miletit?!

          1. Nga ca si ju Shqiperia po vuan tranzicionin 30 vjecar. Nga ca si ju jemi vendi me me shume vdekle per 100 banore. Nuk po te shaj se nuk e meriton as te sharen. Thame se nuk kishte njerez idiote si ti, por ja qe paska, dhe tani spjegohen shume gjera!

  3. Te gjithe ata qe jane diagnostikuar me kete variantin e ri. Omikron, kane qene te vaksinuar me te dyja dozat.
    Pse nuk cilesohet ne artikull?
    Vec kesaj, deri me tani, ne gjithe boten jane diagnostikuar 156 persona ne total.
    Pse qenka alarmuar OBSH-ja?
    Mjeket ne Afriken e Jugut, ata qe e kane zbuluar, thone se shfaq simptoma te lehta. Pse jane alarmuar kaq shume ” shkencetaret” Sorrosiste?

    1. 156 persona jane ata qe kane ardhur ne EU dhe te gjithe ata qe udhetojne jashte EU jane te vaksinuar me detyrim, ndryshe nuk futesh me. Ne fakt asnje nga ata, duke qene te vaksinuar, nuk po e kalon rende. EU pranon se eshte e pamundur ta ndalosh kete variant i cili pranohet se eshte me i rrezikshmi. Lejeni Sorosin e Gates, jashte kesaj historie. Shifni hallet e shtepise!

      1. Pse te pa vaksinuarit si po e kalojne??
        Ke shifra???
        Mjeket ne Afriken e Jugut thone qe ky variant eshte me i lehte se virusi aktual, problemi i vetem eshte qe me kete variant vaksina nuk pi uje.
        Kush do le te iki dhe ta bej vaksinen ste nalon njeri po ama nuk mund te detyrosh te tjeret qe te behen kavje me dhune.

  4. po i them atij bythqirit rilindas mutacionet u bone si grupet armiqsore te enver hoxhes tuj . sa bohej gati me u harru njoni sajonte tjetrin per te majt ne terror njerzit.ngjashem dhe pandemia. tashti ti shko haji kaken alfred cakos dhe vazhdo te lexosh veprat e enver hoxhes

  5. por te paten lajmet qe ju servirin mediat me regji nderkombetare per viruse me emra te ndryshem cdo tre muaj te pakten pertypini nje cik e mos i hani ashtu kallup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *