• |
ide | kryesore

Situata në PD, zbardhet takimi i Bashës me diplomatin gjerman

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në takimin e zhvilluar sot mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadorit gjerman në Shqipëri Petter Zingraf, është diskutuar edhe lidhur me zhvillimet e fundit brenda PD, sa i përket përplasjes për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, që ka ardhur pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë.

Takimi mes tyre është zbardhur nga ambasada gjermane përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se mes të tjerash është diskutuar edhe për integrimin e vendit tonë në BE dhe krimin e organizuar.

“Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit. Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, thuhet në postim.



6 Comments

    1. Ti o I pa emer ja ke mesuar emrin edhe babait te berishes I thua sali ram berisha qe nuk ishte komunist dhe nuk I permed emrin kristaqit qe kishte pushkatuar me dhjetra dhe qindra shqiptar madje edhe ne 1988 kur komunistet ishin ne grahmat e fundit pushkatoj poetin Havzi Nela prandaj

  1. Ooopa u leshuan ridhjersat zorraxhinje.
    “…si dhe ceshtje te institucioneve brenda PD-se….”
    Ikni or loqet e Temtumes-sumes te Meutore Boalzes.
    Megjithate urime qe po e lexoni “Lapsi.al”-in!
    RROFTE DEMOKRACIA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *