Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë zonën e Tropojës, Kukësit, disa zona të Shkodrës, Pukën, Dibrën etj. Gjatë mëngjesit të sotëm reshjet e dëborës kanë rënë edhe në qytetin e Burrelit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.