• |
ide | kryesore

Tërmet 5.1 i shkallës Rihter në Greqi, zbulohet se ku ishte epiqendra

-Instant, Lajme, Planet



Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka tronditur ishullin grek, Ikaria. Tërmeti i ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 06:00, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, ka pasur thellësi prej 17.5 km dhe epiqendër 20 km në veriperëndim të Ikarias. Pak minuta më vonë në orën 06:09,  u regjistrua një dridhje e re sizmike, me madhësi  4.1 Rihter.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, ose të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *