• |
ide | kryesore

Tiranë, makina shpërthen në flakë pak pasi ishte parkuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës lajmëron se një makinë ka marrë flakë në kryeqytet.

Mësohet se një makinë rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2021, rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *