• |
ide | kryesore

Torturuan deri në vdekje shqiptarin Ilia Kareli, Gjykata e Apelit në Athinë ul dënimin për gardianët e burgut

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Greqi ka bërë një lehtësim sa i përket masës së dënimit me burg që është dhënë për 12 gardianët e burgut që torturuan shqiptarin Ilia Kareli derisa ky i fundit ndërroi jetë. Dënimi i mëparshëm ishte 5 deri në 7 vite burg për secilin prej tyre ndërsa pas rishikimit ata do të bëjnë vetëm 3 vite burg secili. Gjykata vendosi kështu me arsyetimin e sjelljes së mirë të gardianëve të dënuar.

Një i dënuar i trembëdhjetë, pikërisht roja i jashtëm i burgut, i dënuar më herët me tre vite burg, tani thjesht pezullohet nga puna me akuzën e “cënimit të dinjitetit të administratës së burgjeve”. Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nbga Malandrino.

Kamerat e sigurisë fiksuan gjithçka bënë gardianët e burgut, të cilët përmes torturave i shkaktuan vdekjen shqiptarit të dënuar. Pamjet shkaktuan reagime të forta në Shqipëri, megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për Apelin e Selanikut që t’i marrë me të mirë gardianët torturues deri në vdekje duke i bërë ata që të gëzojnë lirinë shumë shpejt.

 



2 Comments

  1. Kokoshi nje thele .
    Grejet ngelen grek sado ti zbukurosh , jevgu ngelet jevg sado ta lash .
    Jevgjitet e athines nderrojne lekure por jo vesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *