• |
ide | kryesore

VIDEO/ E pëson keq tifozi italian që preku nga të pasmet gazetaren

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



45-vjeçarit italian Andrea Serrani i cili pranoi se kishte ngacmuar gazetaren sportive të Toscana TV, Greta Beccaglia, do i ndalohet të hyjë në stadiumet e futbollit në Itali për 3 vite.

Masa ka hyrë në fuqi ditën e martë. Më 27 nëntor, tifozi i Fiorentinës goditi me shuplakë nga të pasmet gazetaren kur ajo raportonte në transmetim direkt për përfundimin e një ndeshjeje.

Por, përveçse nuk do të mund të ndjekë ndeshjen e Fiorentinës ndaj Serranit ka nisur edhe një hetim për ngacmim seksual. Avokati i 45-vjeçarit tha se klientit të tij “i vjen shumë keq dhe se dëshiron t’i kërkojë falje gazetares personalisht”.

“Bëra një budallallëk” – ka thënë 45-vjeçari, por kjo nuk ka mjaftuar. Vetë gazetarja e pyetur për faljen e kërkuar nga tifozi tha se nuk e kishte dëgjuar atë, por nuk kishte ndërmend ta falte. “Autoritetet të bëjnë punën e tyre” – tha ajo. Autoritetet thanë se po hetojnë edhe për një të dyshuar të dytë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *