• |
ide | kryesore

Video/ Me Gjimshitin në fushë, Atalanta e pandalshme: poker Venezias, fiton me përmbysje Fiorentina

-Instant, Sport, Video



Poker e spektakël nga Atalanta. Në ndeshjen e javës së 15 të Serie A, skuadra e Gasperinit mposhti 4-0 Venecias, duke marrë fitoren e katërt radhazi dhe kap për momentin Interin me 31 pikë. Në stadiumin Gewiss, Pasalic është protagonisti i madh. I frymëzuar nga veprimet e Ilicic dhe Muriel, kroati vendosi ndeshjen me një trigolësh fantastik (7′, 12′, 68′), me Koopmeiners (57′) që shënoi golin tjetër. Në sfidën tjetër, Fiorentina kaloi 3-1 Sampdorian dhe i afrohet përkohësisht zonës së Europa League. Në Franchi, Sampdoria kaloi në epërsi në të 15 me Gabbiadinin, por skuadra e Italianos u rikthye që në pjesën e parë me Callejon (23′), Vlahovic (32′) dhe Sottil (45′).

Nella quindicesima giornata di Serie A, la Fiorentina batte 3-1 la Sampdoria e si avvicina momentaneamente alla zona Europa League. Al Franchi, i blucerchiati passano in vantaggio al 15′ con Gabbiadini, ma la formazione di Italiano rimonta già nel primo tempo con Callejon (23′), Vlahovic (32′) e Sottil (45′). In attesa della Roma, i toscani salgono a 24 punti, a -1 dal quinto posto occupato dai giallorossi, mentre i liguri restano a quota 15.

ATALANTA 4-0 VENEZIA
Atalanta vrapon. Në stadiumin “Geëiss” bergamaskët heqin qafe pa probleme Venecian dhe, për momentin, kapin Interin në vendin e tretë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 7 falë Pasalic i shërbyer magjishëm nga Ilicic. Është gjithnjë kroati, 5′ më vonë, që dyfishoi shifrat këtë herë i asistuar nga Muriel. Në fushë është një dominim evident i Deas. Në pjesën e dytë skuadra e Zanettit tentoi të reagojë, por ishin ende lojtarët bergamask ata që goditën: në minutën e 57, goditja tokazi e Koopmeiners përfundoi në këndin në të majtë të Romeros. Për holandezin ishte goli i parë me fanellën e Atalantës. Por nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 67 Pasalic bëri tris, duke shfrytëzuar në maksimum një tjetër asist të Muriel. Provë tjetër e mirë e Gjimshitit, që kur është rikthyer pas dëmtimit, i zëvendësuar në minutat shtesë nga Toloi.

FIORENTINA 3-1 SAMPDORIA
Nuk kishte nisur në mënyrën më të mirë mbrëmja e Fiorentinës. Gabbiadini kaloi në avantazh Sampdorian në minutën e 15′ me një goditje të shkëlqyer me kokë, në një asist preciz të të zakonshmit Candreva. Më pas skuadra e Italianos ndërroi marshin: fillimisht barazimi i Callejon dhe menjëherë më pas golat e Vlahovicit dhe Sottilit për përmbysjen finale, të gjithë të realizuar në pjesën e parë. Pas rifillimit skuadra Viola bëri një menaxhim të shkëlqyer, duke tentuar madje të shënonin edhe golin e katërt, por pa sukses. Përfundoi 3-1, me vendin e 6 provizor të Fiorentinës, në pritje të ndeshjeve të Juves dhe Lacios. Ndërkohë, Sampdoria ndalon në vend, pas 2 fitoreve të fundit me Salernitanan dhe Veronën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *