• |
ide | kryesore

4 të vaksinuar me dy doza rezultojnë pozitiv me variantin Omicron në Gjermani

-Instant, Lajme, Planet



Katër persona në Gjermani kanë rezultuar pozitivë me variantin Omicron, pavarësisht se kishin marrë dy doza kundër Covid-19. Sipas APE, tre nga pacientët ishin kthyer nga një udhëtim pune në Afrikën e Jugut më 26 dhe 27 nëntor dhe i katërti është anëtar i një njërit prej të infektuarve.

“Të katër personat janë plotësisht të vaksinuar.” Analizat e bëra nga shërbimi shëndetësor shtetëror konfirmuan se të gjithë janë infektuar me variantin Omicron”, theksuan autoritetet shëndetësore.

Të infektuarit kanë zhvilluar simptoma të lehta dhe tashmë janë karantinuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *