• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në rrugën Rrogozhinë-Durrës, makina përplaset me trajlerin

-Instant, Arkiva, Lajme



Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:30 në aksin Rrogozhinë-Durrës, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se një makinë tip “Honda” është përplasur me një trajler me targa të Malit të Zi, e për pasojë shoferi është plagosur në kokë.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti “Honda” ka qenë me shpejtësi tej normave dhe është përplasur me pjesën e pasme të trajlerit. Shoferi i plagosur është dërguar me ambulancë në Spitalin e Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *