• |
ide | kryesore

Në 11 nuk do të ketë kuvend, aq më pak konservator

-Instant, 2, Ide

Debati në Partinë Demokratike është bërë aq i ashpër, aq acidik sa ka mbërritur në akuza penale, në luftë ad hominem të llojit më ekstrem. Ky debat bëhet edhe më i rënduar kur një pjesë e mirë e shtypit është përfshirë në të si palë, madje edhe më e egër sesa vetë pjesëmarrësit në debat ose jo më mirë pjesëmarrësit në luftë.


Një nga elementët bazë të këtij debati është pa dyshim edhe i ashtuquajturi Kuvendi i 11 dhjetorit, legjitimiteti i tij, i thirrur nga ish-kryetari i PD-së, Sali berisha. Sigurisht që Kuvendi në vetvete apo legjitimiteti i tij nuk janë thelbi i debatit. Thelbi i debatit është shumë më politik dhe Kuvendi apo legjitimiteti i tij janë detaje në arritjen e qëllimit. Gjithsesi, gjithçka rrotullohet te Kuvendi i 11 dhjetorit, i cili shihet nga Foltorja si pika që do të zgjidhë luftën në PD. Në të vërtetë, ai Kuvend nuk do të zgjidhë asgjë për Foltoren, përkundrazi ai do të shtojë zemërimin dhe zhgënjimin tek ajo, por kjo është një temë tjetër. Le të flasim pak për Kuvendin e 11 dhjetorit dhe për legjitimitetin e tij.


Foltorja nisi që në ditët e saj të para të flasë për një lëvizje konservatore që do të realizonte “një PD më të hapur, më të lirë dhe më demokratike”. Njerëzit kryesorë të foltores dhe drejtuesi i saj Berisha në 30 vite nuk kanë folur kurrë në terma konservatorë as për çështje të lirive të besimit, as për çështje të rolit të komunitetit, as për zemrën e konservatorizmit për oikofilinë, as për edukimin e fëmijëve, as për kurrikulat totalisht liberale të shkollave, as për familjen, as për martesat etj., por edhe ky është një debat tjetër. Foltorja zgjodhi të thotë se është një lëvizje konservatore. Ajo që në krye të herës u përpoq të thotë përditë dhe kudo se ajo kishte me vete 80 % të bazës së PD-së, se anëtarësia dhe votuesit e djathtë ishin masivisht kundër Bashës. Paralelisht u organizuan takime të mbyllura ku tregohej një entuziazëm i madh, i cili nëpërmjet mediave të shumta dhe atyre politikanëve që shkonin në këto takime trumbetonte se baza e PD-së është 80% me Berishën, se Berisha prodhon shpresë se Rama do të bjerë shpejt etj. Me anë të këtyre veprimeve (duhet thënë teknikisht efikase) foltorja arriti të krijojë idenë se ajo ka të drejtë. Paralelisht, foltorja adoptoi një gjuhë asgjësuese, nuk pranonte asnjë interpretim tjetër veç atij që kishte ajo, kushdo që e kundërshtonte sulmohej si i shitur apo i blerë, si i pamoral apo si servil.

Foltorja dhe njerëzit filluan të thonë kudo se do të mblidhnin një Kuvend të jashtëzakonshëm sipas firmave që do të jepnin delegatët. Foltorja, duke përdorur mjetet e mësipërme, imponoi në një masë të madhe interpretimin e saj se Kuvendi që do të mblidhet me firmat e më shumë se 1/4-ës së delegatëve, është legjitim, madje suprem, sepse e thërret baza. U fol për mbledhje firmash. U dorëzuan te kryetari i Këshillit Kombëtar, Paloka, sipas tyre 4200 firma. Për z. Berisha, kjo ishte një mrekulli e demokracisë, Basha ishte ish-kryetar.

Sallat e mbyllura entuziaste, narrativa hiperbolike e vazhdueshme se 80% e bazës është me foltoren, prodhimi i një gjuhe asgjësuese me akuza penale, prodhimi i një të vërtete të vetme që e ka foltorja, sulmi ndaj kujtdo që nuk është me foltoren, bënë në njëfarë mënyre të mundur që të merret e mirëqenë se baza ka firmosur dhe se Kuvendi duhet të mblidhet apo se ai është legjitim.

 Thamë në fillim që foltorja flet për një lëvizje konservatore. Kjo është paradoks në gjithçka. Foltorja mishëron një lëvizje krejtësisht antikonservatore në çdo kuptim. Shën Aguistini në shekullin e 4-ërt, por edhe Ibn Sina apo Avicena në shekullin e 11-të, thanë se dy janë gjërat më të rrezikshme, nga e cila duhet të mbrohet sistemi politik, qeverisja dhe shoqëria. Utopia dhe cinizmi. Utopia ofron një gjë të parealizueshme, një ëndërr, një botë ideale dhe kjo gjë pa dyshim që do të prodhojë qeverisje, sisteme politike të këqija dhe tiranike. Cinizmi do të prodhojë qeverisje, sisteme politike, ku interesi i ngushtë, epshi, inati, zemërimi, urrejtja, smira, do të udhëheqin. Këto janë gjërat më antikonservatore në faqe të dheut dhe këto kanë prodhuar gjithë të këqijat në botë. Foltorja i mishëron të dyja me shumicë, madje duket se vetëm nga ato të dyja udhëhiqet.

Le të shohim konkretisht legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit duke u përpjekur të përqasim pranë një kënd konservator. Njerëzit e foltores e kanë pranuar në shumë raste se nuk mund të pengohet baza, delegatët populli me procedurë. Këtë e tha edhe Paloka në çastin kur u dorëzuan firmat. Në të vërtetë, statuti i PD-së nuk është procedurë. Statuti është Kushtetuta. Fakti që statuti tregon se si zgjidhet apo se si mblidhet diçka nuk tregon një procedurë dhe nuk tregon se statuti është procedurë. Tek enumeracionet e statutit gjenden ide, vlera politike, kategori që i japin atij thelbin dhe mishërojnë thelbin. Keith Ëhitingon, profesor i së drejtës në Princeton, thotë se për lexim konservator apo kuptim të djathtë, Kushtetuta është komunikim, instruktim nga një ligjvënës me autoritet (populli ose delegatët) dhe zbatuesi apo interpretuesi duhet ta shohë si të tillë. Pra, së pari, foltorja bën një gabim të rëndë kur quan i pikat e statutit procedurë. Vetëm për të majtën, madje ekstreme thotë John Ray, një ligj është procedure. Kësisoj, foltorja këtu qëndron në pozita krejt jokonservatore kur e sheh statutin apo nene të tij si procedurë.

Së dyti, konservatorët e lexojnë gjithnjë ligjin, statutin apo Kushtetutën (çdo tekst ligjor) nën dritën e kuptimit origjinal ose të konstruktivizmit strikt. Një konservator përpiqet që te një tekst të kuptojë qëllimin origjinal të tij, parimet që dalin nga ky kuptim origjinal. E majta, liberalet majtistë, komunistët, e shohin ligjin apo tekstin si një pemë të gjallë, i cili i përgjigjet një situate dhe i jep zgjidhje asaj. Kjo është e kuptueshme për të majtën, e cila nën interesin apo epshin e saj kërkon t’i japë ligjit kuptimin që ajo do. Për të djathtën nuk ka asnjë kuptim të ligjit që nuk gjendet në tekst, thotë Stanley Fish i universitetit të Florida-s. Foltorja, duke thënë vetë se do bëjë revolucion (gjë krejtësisht antikonservatore edhe kjo), do t’i japë ligjit, statutit, kuptimin që ajo do sepse për të ligji është një pemë e gjallë që i përgjigjet apo zgjidh një situatë. Antonin Scalia, gjyqtar legjendar konservator, thoshte se ligji është në fakt një pemë e vdekur, nuk mund t’i jepet asnjë kuptim që nuk i ka dhënë ligjvënësi. Foltorja e ka marrë për interpretim absolut faktin që po u mblodhën më shumë se 1/4 e firmave, Kuvendi vetëmblidhet dhe pikë. Teksti thotë pasi tregon se Kuvendi mblidhet nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar se “…Kuvendi mund të thirret edhe kur e kërkojnë 1/4-a”. Është e qartë se edhe po ta kërkojnë 100% e anëtarëve, Kuvendi nuk mund të vetëmblidhet. Ai duhet të thirret nga institucionet e partisë. Ligjvënësi (Kuvendi) di që jo çdo kërkesë për Kuvend është e pranueshme (p.sh., ta shpallim PD-në me statut parti komuniste apo partia fashiste, t’i detyrojmë anëtarët të vishen me të bardha etj.), siç di që mund të ketë njëkohësisht dy apo tri kërkesa. Cila do të pranohet? Këtu nuk është çështja nëse duhet apo jo një kuvend, këtu është çështja se foltorja flet për të vërteta fundore që i zotëron ajo, bash si lëvizjet më të majta të botës në një kohë që thotë se është konservatore. Kuvendi u pranua edhe nga Basha dhe institucionet dhe u bë në mënyrë që gjithkush të rrijë brenda një strehe dhe brenda ligjshmërisë.

Pra, Kuvendi nuk mund të mblidhet edhe sikur ta kërkojë 80% e anëtarëve dhe ky është një lexim konservator dhe i drejtë. Kryetari legjendar i Gjykatës Supreme, John Marshall, thoshte se sikur kongresi amerikan t’u kërkojë gjyqtarëve që të dënojnë për tradhti një qytetar me vetëm një dëshmitar kur Kushtetuta thotë duhen dy, atëherë gjyqtari kurrë nuk duhet t’i dëgjojë anëtarët e kongresit. Le të votojnë ata 100%. Ky është lexim i djathtë, i drejtë dhe konservator.

Nga ana tjetër, tërë thelbi i mendimit politik konservator mbi sistemin politik është se ai, duke synuar të shmangë marrjen e pushtetit nga “utopia dhe cinizmi”, bazohet tërësisht te ndarja e pushteteve. Çdo entitet politik dhe jo politik karakterizohet nga check and balance, nga kontrolli dhe balancimi i pushteteve. Pushteti i shkrimit të rregullave, ai i interpretimit dhe ai i zbatimit nuk mund të jenë në një dorë. Edhe PD-ja i ka këto ndarje në statutin e saj.

Foltorja tha se po i dorëzon firmat tek “organi më i lartë i PD-së pas Kuvendit”, te Këshilli Kombëtar. Së pari, kjo është një gënjeshtër sepse kryetari i Këshillit nuk është Këshilli. Ai ka pushtet vetëm në drejtimin e mbledhjeve dhe asgjë tjetër. Gjithashtu, u tha se Kuvendi, duke qenë organi më i lartë, nuk mund të kontrollohet nga organet vartëse si kryesia apo sekretariatet.

Kuvendi nuk i ka organe vartëse kryesinë dhe sekretariatet. Kuvendi mund të kontrollohet nga Gjykata e partisë. Sekretariatet bëjnë verifikim dokumentesh për këdo. Kryesia mund të përjashtojë një delegat nga partia. Edhe Parlamenti është organi më i lartë, por nuk e ka vartëse qeverinë dhe gjykatat dhe deputetët kontrollohen nga ILDKP-ja, mund të hetohen nga Prokuroria, ndalohen nga policia etj.

Së dyti dhe kjo është me të vërtetë shumë e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme, Kuvendi, duke qenë organ legjislativ, nuk mund të kryejë dhe nuk duhet të kryejë, nuk i lejohet të kryejë punë ekzekutive siç është verifikimi i firmave. Kuvendi nuk mund t’i dërgojë firmat në zyrën e “organizmit më të lartë që është Këshilli..”, sepse një organ legjislativ nuk i çon për verifikim në një organ legjislativ. Firmat i verifikon vetëm kryesia si organ ekzekutiv dhe sekretariatet. Nuk ka rrugë tjetër. James Madison thoshte se nuk mund të merret një nen apo një copë tekst dhe të ndërtohet me të një parim. Merret parimi dhe nëpërmjet tij lexohet teksti. Parimi është ndarja e pushteteve, por si kudo foltorja është edhe këtu totalisht antikonservatore. Njerëzit e foltores i kërkojnë “palës” tjetër nenin ku thuhet që firmat duhen dorëzuar te kryesia apo sekretarët në një kohë që nuk tregojnë kurrë se ku është neni që thotë se firmat dërgohen te Paloka. Në një kuptim të nstruktivizmit strikt apo kuptimit origjinal që është leximi i djathtë, nuk bëhet asgjë që nuk thuhet në tekst. Kur nuk ka tekst, ndiqet parimi që del nga kuptimi origjinal. A ka dashur kuptimi a që PD të mos ketë ndarje pushteti, a ka dashur PD që disa njerëz të thonë kemi 80% të firmave dhe hajdeni shiheni po deshët, kemi thirrur Kuvend në datën a, ne do i verifikojmë vetë ditën e Kuvendit? Kjo është qesharake për një kuptim të djathtë. Kjo është qesharake edhe për çdo lloj kuptimi të logjikshëm.

Tërë politika rrotullohet rreth common sensit, kur ai nuk ekziston, si në rastin e PDsë, atëherë ka ose luftë, pra, ka lëvizje të paligjshme për përmbysje që janë në natyrën e tyre vetëshkatërrimtare ose vendosin institucionet. Ajo që do të ndodhe në datën 11 dhjetor mund të jetë gjithçka, por kurrë një Kuvend, sigurisht që nuk mund të jetë asgjë konservatore. Çdo vullnet shumice, nëse Foltorja është shumicë, duhet të ushtrohet nëpërmjet rregullave dhe në mënyrë të drejtë. Ky është postulat në demokraci. Legjitimim tjetër për atë Kuvend është vetëm ideologjia e utopisë, e revolucioneve…

Panorama, Titulli origjinal:”Ka vetëm një kënd që e legjitimon “Kuvendin” e 11 dhjetorit”

39 Comments

    1. Ne cdo rast, kur lexoj shkrimet e mbeshtetesve te Bashes, me habit kembengulja e tyre e cuditshme per te mbrojtur te pambrojtshmen.
      Pa dashur te bie ne ad-hominem, megjithese, ne kete rast eshte i pashmangshem, mbase e dhe i merituar, shkrimet e zotit Zekthi te periudhes pas perjashtimit te Berishes, bien ndesh me te gjitha shkrimet e tij te meparshme; ne menyre spektakolare madje. Te gjitha citimet e autoriteteve te ndryshme botes se mendimit politik, qe i ka aq per zemer zoteria, bien ndesh me qendrimin e sotem te tij. Te gjitha, paperjashtim. Dhe, jo vetem me ato, per edhe me logjiken me elementare.
      Jo vetem zoti Zekthi por edhe koleget e tij te llogores Basha, duken sikur jane aktore te njefare teatri absurd, edhe si te tille krejt te vecante, ku sulmojne Berishen me argumente te tilla qe , per paradoks, flasin vec pro tij dhe kunder Bashes.
      Nese shkrimet e ketyre zoterinjve, do t’i lexonte nje publik hipotetik, qe nuk ia ka idene e ngjarjes se sotme politike, dhe ketij publiku imagjinar t’i jepeshin qendrimet respektive te Berishes dhe Bashes rreth ngjarjes ne fjale, jam mese i bindur, qe ata do t’i lexonin si qendrime anti-Basha.
      Fjala kyc qe ua hedh ne ere te gjitha argumentet e tyre eshte: vota. Eshte vullneti i shumices, qe shprehet prej saj.
      Kjo eshte si ajo fjala mbretlakuriqese e asaj vajzes se vogel te perralles se njohur.
      Pertej habise, qe sic e thash e kam si ndjesi ne cdo rast kur lexoj shkrime te tilla, qendrimet e zoterinjve Bashiste, jane apolitike, ne cdo kend qe t’i veshtrosh. Un e kam nje mendim se pse. Per ata qe jane politikane (por edhe opinioniste me raste) : duke lene menjane rastin e konfliktit te interesit, qe eshte nder me kryesoret dhe per shumicen e tyre, mendoj qe nje arsye tjeter eshte edhe fakti i te qenit te ndergjegjshem qe jane te djegur politikisht; kete mandat ta gezojne, por nuk kane asnje shans, madje as edhe teorik qe te votohen nga demokratet pasketaj. Te vetedijshem per kete, ata bejne fajtor Sali Berishen, qe u ngriu buzeqeshjen ne buze, po te perifrazojme nje thenie te dikurshme te ketij te fundit (besoj se shume nga ndjekesit e vemendshem te politikes e kane vere re konstrastin mes gazit dhe perjetimit si feste te diteve te para te shpalljes deputet te zotit Gjekmarkaj, bie fjala, dhe mrroljes se tij pas nisjes se aksionit politik te Berishes, qe e shikon si prishje te festes…!).
      Shkurt, pasi ishin mbrehur per nje deputetllek te rehatshem, jo me me aventura protestash, braktisjesh dhe bojkotesh, u erdhi si gjeme levizja e papritur e Berishes.
      Kjo shpjegon, vecanerisht, mllefin e pashpjeguar ndaj Berishes, vrerin qe derdhin pamase ndaj tij. Nje mllef dhe nje helm i tille, nuk eshte i akumuluar, nuk besoj se keta e kane urryer Berishen me pare. Ky eshte nje mllef dhe vrer i krijuar ne nje kohe te shkurter, tamam si ato tumoret qe lindin papritur, dhe qe i ze ne befasi viktimat, te cilat nuk dine si te sillen vec se me vrazhdesi, duke e shperthyer menjehere ate, pa pyetur per pasojat.
      Pa pyetur per pasojat: kjo eshte edhe pergjegjesia e madhe qe kane bashistet sot; eshte faji i madh i tyre. Ata e shohin sesi cdo dite e me shume zemerimi i demokrateve po arrin kulme te reja vlimi, e megjithate, ne vend qe t’i therrasin arsyen, provokojne edhe me.
      Dhe kjo eshte e pafalshme, sidomos, per intelektuale si zoti Zekthi.

      1. Mesa shoh nuk paskeni jetuar në Shqipëri këto 30 vitet e fundit!
        Ligjet ne shqiptarëve na i kanë shkruar të huajt,sa për vullnetin e masës ai nuk ka ndryshuar aspak që nga Komunizmi,dashuri,venerim,fetishizim i drejtuesit,edhe sikur ky drejtues të qe një copë dru,sjellje tipike e popujve paganë..
        “Sovraniteti “,ne shqiptarëve na la në mesjetë gjatë Diktaturës,sepse ishte një kleçkë për të mbajtur në pushtet tiraninë,pikërisht saç po i shërben sot Berishës…
        I nderuar zotëri!
        Për mendimin tim Sali Berisha njeh vetëm revolucionin kulturor kinez,atë imitoi në vitet 90 atë na ofron edhe sot!
        Që të sqarohemi,vetëm Basha nuk hyn këtu,ai është një servil i atij që është më i forti,dikur i Berishës tani i Ambasadës!
        Ai duhet të kish ikur në 26 prill,por e mbajti Berisha, dhe këtë në je burrë mos e vër në dyshim!
        Bukur,tani Berisha do t’a heqë! Aferim!
        Është kukulla e tij,po pa më thuaj çfarë ofron Berisha!?
        Kryetar i PD nuk bëhet dot,se nuk është idiot!
        Atëhere do vendosë një tjetër kukull,e cila pas pak kohe do trembet nga Ambasada dhe do t’a përjashtojë sërish!
        Përseri do ngrejë Foltoren Saliu…dhe Rama do mbijetojë jetë e mot!
        Rithemelim!Ai nuk di të bëjë!Ai nuk bëri asgjë për një parti të djathtë konservatore për 30 vjet,nga i erdhën idetë tani!? Nga Ervis Kokalari apo nga Luan Baçi?
        Prandaj nëse aty ka demokratë,më datë 11 largohet Luli dhe Berisha!
        Komision për rithemelim ,zgjidhet këshill kombëtar ku nuk merr pjesë asnjë individ nga këshilli aktual..
        Diskutim disa mujor në bazë dhe përseri Kuvend themelimi në mars!
        Ndryshe nuk viti në pushtet as për 1000 vjet dritë!

    2. Meqenese si gjyseme injorant dhe medioker klasik qe je, i referohesh disafare Keith, Stanley, John, Marshall-ash, do te dukesh me i lecitur dhe me hokatar po t’i referohesh, Lymit te Tutit, Xim Kulufit, Kijes se 21-isht, Lizes se Qymyrit, se te pakten keto personazhe kane qene reale, kane jetuar ne Tirane dhe vlejne shume me shume se referencat e tua me Agostine “te shenjte”, o mize zekthi/gjinkalle, keto merri si komplimente. Sa per Berishen dhe levizjen e tij, po e perkufizoj me nje paragraf; “Berisha po lufton per interesin e tij personal, interesi personal i Berishes perputhet dhe eshte ne dobi te interesave te Shqiperise dhe te shqiptareve”, KAQ!

  1. Teorizimet dhe futja në hullinjtë gjasme ideologjikë, që dyshoj se autori i njeh mjaftueshëm edhe vetë, janë devijime të cilat synojnë largimin nga thelbi i problemit që është: Me këtë opozitë të drejtuar nga Basha Shqipëria po kthehet në monizëm.

    Nqs Basha në 4 palë zgjedhje humbi apo ia vodhën, pak rëndësi ka, kush na bind se kjo nuk do të ndodhe përssëri e vazhdimiht?

    Kaq! Një politikan me minimumin e moralit, jep dorëheqjen që në humbjen e parë, por edhe pas 4 humbjesh përpiqet me çdo mjet të qëndrojë në krye të PD.

    E ka të kotë!

    Berisha e ka provuar që FITON!

    1. O mendëssi primitive shqiptarësh militantë të verbër.
      “Berisha e ka provuar se FITON”
      Shkruan qorrati ky komentuesi këtu.
      Së pari kjo nuk është e vërtetë, pasi Berisha në këto 30 vite ka humbur më shumë se ka fituar në zgjedhje.
      Së dyti Basha ka humbur në opozitë me një qeveri tërësisht të korruptuar e me lidhje me botën e krimit.
      Së treti Basha gjatë lidershipit të PD, ka qenë për 8 vite nën trysninë e Berishës e nëse PD humbi fajin e ka edhe Berisha.
      Së katërti , mësoje se zgjedhjet mund të fitohen gjithmonë vetëm nga një politikan ,vetëm në shtete moniste.
      Nëse tre herë rradhazi në Shqipëri zgjedhjet qoftë si kryetar bashkie e qoftë si kryeministër i ka fituar Rama, kjo nuk do të thotë se i ka fituar nga meritat e tij por nga paratë që ju ka vjedhur e me të cilat ju blen votat e ju mashtron .
      E gjithë kjo histori me “humbje e fitore”, është një komedi e karagjozit Rama që për hir të së vërtetës pati aftësinë të kuptojë që një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë një kulturë të cekët demokratike e arriti ti mashtrojë se Berisha është gogoli e “Luli fle”

  2. po tall trapin ky apo cfare?
    akoma se ka kuptuar ky, qe e ata e kane me Lylin.
    e duhet tja japin Lylit ti verifikoj.
    Po nga Belshi eshte ky.
    C’te presesh tjeter.

  3. I paskan hyre zekthat Zekthit! Po mire mor babush si thua ti, kur i rrenueshmi llul nuk don te mbledhe kuvendin, nuk mblidhet?……kur e kerkon basa e PD perse llulli nuk pranon ta mbledhe, o zekth..? Ne kete rast ç’ fare duhet te bejne antaret e keshillit , ti binden llullit? Pse llulli nuk pranoi qe ne fillim nje ballafaqim me njerezit e partise, qe te vendosnin se ç’ duhet bere, pra e dinte se po ta mblidhte do i kerkonin doreheqjen prandaj dhe nuk e mblodhi. Tani nuk ka me kthim mbrapa do apo nuk do tuli… E tani ik e bej shurren megjithe tulin e ata sociologe e socipate qe na leçit , ti i dijshmi fals….!

  4. Nese ka dicka qe te ben te kuptosh pse Shqiperia nuk eshte nje shoqeri e civilizuar dhe me tej nje shtet jodemokratik eshte pikerisht fakti qe njerz te tille si ky i ketij shkrimi qe i cili eshte edhe pedagog dhe formeson dijen/intelektin tek brezat e ardhshem per hir te mbrojtjes se dikujt apo dickaje anormale eshte i gatshem te thote cfaredo lloj apsurdi.
    Kam mbi nje muaj qe i ndjek keta “intelektuale” qe dalin studio me studio dhe theksojne qe firmat nuk ekzistojne, nuk jane mbledhur apo qe nuk jane te vlefshme me argumentin se ato nuk i jane paraqitur nje organizmi ne parti per ti verifikuar, organ ky i cili nuk parashikohet ne statutin e PD-se.
    Pastaj ka nga keto idiotlliqe qe nuk mund te mblidhet Kuvendi nese objekti i ketij Kuvendi eshte antistatutor e plot brockulla te tilla. Se pari, cdo person qe ndermerr nje analize per te hedhur drite mbi situaten ne PD ne lidhje me thirrjen e kunvendit te saj duhet te dije dhe te shpegoje cfare eshte nje parti politike. Kushdo qe nuk e di duhet ta dije se ajo eshte nje organizim vullentar njerzish me vullnete te lira me ide te perbashkta te organizuar rreth nje strukture politike me qellim fitimin e pushtetit permes votes dhe ndikimin ne jeten politike, ekonomike e sociale te vendit. Thene kete, partia eshte anetaresia e saj, jo struktura organizative sic mendojne disa. Ajo nuk eshte dicka abstrakte. Pra kur ata mblidhen nuk i marrin leje askujt per tu formuar si parti, dhe ashtu sic e krijonje ate edhe mund ta shkrijne ate perseri pa i marre leje askujt per kete dhe jo me kot eshte ai neni ne statutin e PD-se qe Kuvendi mund te shkrije partine edhe perkundrejt deshires se kryetarit.
    Ashtu sikunder me te drejte e thekson dhe z. Berisha, qe i cili nuk eshte nje jusit por si nje njeri i lexuar njeh parimin dhe per te cilen i duhet dhene kredite, ne rastin e kuvendit ska struktura partie (kryetar, nen-kryetar, sekretar i pergjithshem, kr.keshillit kombetar etj), te gjithe ata tashme jane anetare te saj dhe ceshtja zgjidhet ku anon shumica e anetaresise. Ne cdo session te jashtzakonshem dhe ne menyre te vecante kur forumi me i larte partiak, kuvendi kombetar thirret nga anetaresia do te thote se ceshtja eshte thelbesore dhe i nenshtrohet parimeve fondamentale dhe jo procedurave standarte cka do te thote se ai nuk mund te ndalohet nga asnje strukture apo pozicion partaik me arsyetimin se duhet paraprakisht verifikuar qellimi i tij, vete fakti qe Kuvendi eshte thirrur nga anetaresia dhe jo nga kupola drejtuese do te thote se ndermjet tyre ka mospajtim.
    Se dyti, perkunder asaj qe thote artikullshkruesi, po, anetaresia mundet ta transformoje me vullentin e shumices vete qellimin e partise apo idologjine e saj, mund ta beje antiamerikane, naziste apo komuniste dhe askush nuk e ndalon, sikunder pjese e larmishmerise politike eshte sot e kesaj dite edhe partia komuniste dhe nuk eshte e ndaluar me ligj. Pra ky pretendim bie dhe per mua eshte nje cinizem intelektual ta thuash kete argument. Ka disa nga kete pedagoget qe e thone kete duke sjelle argumentin krahasues te statutit me kushtetuten e vendit, krahasim i cili eshte tersishit alogjik. Kushtetuta ndryshe nga statuti siguron bashkejetesen e te gjitha paleve ne republike dhe te drejtat e pakices jane po aq te rendesishme sa edhe te shumices dhe parimet e saj themelore i drejtohen tere kombit. Ne nje parti pjesa qe nuk pajtohet me ndryshime te mundshme te bera nga shumica nuk qendron e lidhur pas tyre, ata mjaft mire mund te largohem nga partia dhe te krijojne nje parti tjeter. Pra statuti dhe kushtetuta kane natyren e tyre formale te njejte por ama normojne dimensione politiko-juridike krejt te tjera.
    Dhe se fundi, kjo ideja qe firmat duhet te verifikohen paraprakisht ne te kundert thirrja e kuvendit eshte e pavlefshme eshte corbe e perditshme qe u ushqehet shqipetareve pernate nga poete, publiciste, gazetare, sociologe por jo nga njerz me formimin e duhur ligjor. Ne Jurisprudence ka nje parim qe vullneti konfirmohet, dhe ne menyre te vecante ne ceshte te tilla politike, cka do te thote qe cdo person qe ka nenshkruar formularet per thirrjen e kuvendit duhet ta rishprehe vullentin edhe njehere me date 11 Dhjetor. Edhe ne qofte se ai vullnet ne formular eshte i gabuar nese ne daten e kuvendit ai konfirmohet konsiderohet i rregullt. Dhe ne kete fryme parimore te gjitha ata qe thone qe duhet ti verifikojne partia firmat ose jane injorante ose te paskrupullt. Ne daten e kuvendit ose konfirmohet vullneti i 1/4 se delegateve te PD-se per te thirrur kuvendin dhe vazhdohet me tej procedura ose ne kundert ai konsiderohet se nuk eshte thirrur kurre.
    Eshte thjeshte e mjere qe gjerat e thjeshta i bejme me te veshtira se cduhet dhe asnjehere nuk ndertojme mbi parime dhe vlera, por sa here qe na i sherben interesit personal gjejme nga nje narrative per te bere lemsh dynjane dhe per te prodhuar sherrnaje.

  5. vendosi cmimin shkrimit. kushtoi 5000 euro, pagoi qeveria. me kete shkrim mizerje Rama del mbret

  6. Turp qe shkruani kshu budallalleqe. Nese baza e anetarve te 1 partie kerkon te mbledhe kuvendin e te mare vendime te rendesishme per partine, nuk duhet te existoje as edhe 1 pengese statutore qe ti pengoje. Partia eshte antaresia e saj e jo 1 kryetar apo kshill qe thjesht kane mandat te perfaqesojne interesat e bazes se partise. Baza e partise ne cdo moment duhet tua jape ose tua heqe ate mandat.
    U rotullove me fjale te bukra po nuk the asgje, turp qe shkruani ksi budallalleqesh.

  7. Jam dakort me ju z. Zekthi ne shume pika. Ju kam lexuar me endje shpesh ne portale. Me pelqeni. Une e mbaj veten per te djathte, por kete duhet ta konfirmojne te tjeret qe kam prane e jo une. Per dicka nuk jam dakort. Jo se nuk jam dakort, por me humbet logjika e gjerave. Ju thoni se e djathta e konsideron kushtetuten, pra edhe statutin te vdekur, pra te painterpretueshem. Zbatohet vetem cfare shkruhet. Ju thoni se cfare nuk shkruhet nuk zbatohet. Keshtu me duket, pak a shume. Po mire mor z. Zekthi, ku thuhet ne statut qe kryetari perjashton nga grupi parlamentar nje deputet pa pyetur forumet?! Te mos me keqkuptoni, nuk mbroj Berishen. Nqs Berisha nuk eshte konservator (dhe i falet se komunist ka qene) po ky Basha me edukim perendimor mos ju duket gje i djathte me kete perjashtim pa pyetur per statut? Apo ta besojme se po mbronte PD apo Berishen. Ju nqs i takoni pjeses konservatore te PD te pakten mos mbaj krah ne kete katrahure sepse as njeri as tjetri nuk jane konservatore. Si ka ardhur puna as njeri, as tjetri nuk e bashkojne dot me PD. Prandaj juve pervec anes teorike te trajtimit te problemit ju takon te thoni hapur ate qe pak veta e thone. Dmth as Basha as Berisha nuk duhet te jene ne krye te PD. Perndryshe Ramen e shpallim mbret. Mbret me hajdute, por sidoqofte mbret. Pastaj hajde duroje Ate te te shese dengla per konservatorizmin. Flas keshtu se me dhimset e djathta, as Basha, as Berisha. Po te ishte per mua, jepja doreheqjen e Berishen nuk e perjashtoja. Jo per te mbrojtur Berishen. Jo dhe JO. Por se si i djathte nuk ma lejon bibla, pra statuti. Nuk te duket ky veprim si volontarist si majtist? Mos harro, nuk ka qene komunist por prape duket si i majte. Pra sorrosist. Mos harro z. Zekthi: As njeri as tjetri. Perndryshe PD u vocerrua fare.

    1. Pse nuk del ti apo ndonjë tjetër të kandidoni për kryetar të PD.
      Nuk e kuptoj se në çfarë llogjike, arsyetimi, parimi a diçka ligjore a morale e përjashton Berishën për të kandiduar për Kryetar!!!!!!
      Pse do të “Vocëroheshka” fare PD me Berishën!!!! jep një argument!
      Gjej një personalitet ndaç në PD ndaç jashtë saj që të ketë aftësinë dhe të gëzojë besimin e antarësisë së PD siç po e bën Berisha.
      Berisha vërtetë ka qenë komunist, por karaskterin e Berishës Nuk e ka asnjë politikan në SHqipëri.

      Është ky karakter dhe burrëria e tij që ka ngjallë besim j vetëm në PD por te gjithë shqiptarët që hajdutëria e rilindjes i ka ditët e numëruara.

  8. Shume bole ky koqja!
    Partia do qe te mblidhet dhe te zgjidhe hallet e veta, ky debil thote nuk e lejon nje profesor i pidhit te s ames ne Angli.
    Idiot!

  9. Gjatë këtij takimi, Enver Hoxha e ka përgëzuar personalisht Sali Berishën, për ndihmën që i ka dhënë Lilianës si anëtar i Bordit të revistës “Shkenca dhe Jeta”.

    Mendohet se ka qenë pikërisht ky takim, të cilit Nexhmije Hoxha i referohet për deklaratën e saj të famshme, se pas takimit me Enver Hoxhën, Sali Berisha nuk lau për dy javë rresht dorën, që mos t’i ikte era e Enverit.O Skipion shpellkar salihun mbaje ne mur,per ty Jane keto rreshta ta kuptosh kush ka qene dhe vazhdon te jete serbi salih karaxhic berisha komunisti i fundit ne Lindje

    1. O qorr idiot rilindas, po si nuk e kupton se serbi i vërtetë është Edvini, Enveri e gjithë e majta në përgjithësi që u themelua si parti nga serbët?!!!!

      Thelbi i non gratës nga Sorrosi është pikërish patriotizmi i Berishës që denononcoi planet serbe të mbështeura nga Sorosi për rishikimn e kufijve.

      Po si të ushqehesh si parazit me sufllaqe , nuk mund të kesh tru në kokë por vetëm mut!

  10. Zekth !Logjika jote ka nje ngjashmeri absolute me aftesite matematike te L.Bashes,kur thote se 7×7=42 !?
    Pse ?
    Nese Statuti thote se 1/4 mbledhin kuvendin,çfare kuptimi ka qe firmat duhet t’ja dorezojne ekzekutivit,ne kete rast L.Bashes apo G.Bardhit ?!
    Faktin qe e therret Kuvendin 1/4 nuk do te thote se merr vendime Kuvendi Zekth ?!
    Kuvendi merr vendime me 50+1 e antareve te Tij !
    Duhet te thuash te verteten Zekth dhe zekthin tend te shfrenuarme dalje damaresh kur flet,qe duken si perrenje ne nje koke te shperfytyruar,ne mbrojtje te pambrojtshmes,qe jane humbjet e njepasnjeshme te L.Bashes,apo plehrlliku e tardhetia me e madhe qe asnje nuk e permend,dhurata ne tavoline e Pushtetit Lokal,asnje Keshilltar nuk ka PD nga Shkodra ne Sarande !
    Ke hall te madh fshatar ne dukje dhe jo vetem :Jeni pjese e nje sekti Sorosian qe jeni mbledhur ne Universitetin Europian dhe ju telekomandon Grida Duma si Aksionere e gjese !!!
    Te gjithe ju hijena nuk jeni te vertete por Mercenare !
    Mediat e Çilit,Mediat e Irfan Musabelliut,Topi i Inceneratoreve dhe individe si Ergys Mertiri qe eshte shume i afert me Klodian Mertirin e Zotos,mikun oratkun ne hije te Gerti Bogdanit antar kryesie te L.Basha,mbase punon leket e Bashes Klodi dhe sa here e permendin ne media shtohet gjoba ndaj Tij !

    VO:E keni pare foton ne Afrike te Koldian Mertirit dhe Gerti Bogdanit asnjehere nuk u informua publiku per lidhjen e tyre ?!!!

  11. “Një foto sa 1 mijë fjalë”/ Topi reagon pas fotos së Berishës me Enverin: Këtu nis Katovica e Gorbaçovit

  12. O zekth aty maje balonën se e man mirë. Por ki parasysh se ate balonë një pik erë më fry të ikën e jo më një stuhi siç po e sjell anëtarësia e Pd.Ti dhe shumë të ashtuquajtur intelektualë keni marrë fund. Por mundësia për reflektim është në çdo kohë.

  13. ca do te beje Sali Maloku fundi tij eshte ne burg ndersa Lyli e ka radhen me vone Ne dosjet e CIA jane te gjitha vjedhjet ,vrasjet,genjeshtrat dhe krimet e Sali Berishes dhe lylzimes Keta do perballen me drejtesine shume shpejt.Neanderthali i Vucidolit i ka ditet e numuruara 90% e shqiptarve e dine kush jane keto dy figura te pista Vetem ca cecene,sigurimsa dhe kriminelet ju shkojne mbrapa neper foltore e”kuvende”

  14. Eshte cudi se si kerkojn te mbrojne nje te pa mbrojtshme si puna e Lulit. Ai ka deshtuar ne te gjitha drejtimet. Madje edhe ky zoteria ne fjale, fitoi lesht ne Elbasan.

    Kishim me shume shprese te kto ‘intelektualet’ konservator, keto qenkan nerds te shkeputur nga realiteti.

    Keq ardhe per zoterine ne fjale.

  15. Shumë fjalë për asgjë!!Tamam si referatet e kohës së qoftë largut!!Që kryetari ka të drejtë!!!!Një gjë është e vërtetë. Baza e Pd është e gjitha konservatore e cila pothuaj totalisht Berishën. E kush është konservator Luli???Hahaha.

  16. Mes të tjerave Stefani shkruan: “E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë… Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre”.O ti i vdekshmi neokomunistit salih karaxhic berisha dhendrit serb me Lirine gru an serbe,keto per ty smjaftojne o shpellkar fotot e d’ala ne publik ne shtepine e enverit as keto nuk te bindin ty o shpellkari

  17. O pensionist shpellkar na tergo ti pse salihu eshte konservator,se ti duhet ta dish,na flit dhe per fotot e enverit me salihun te vila pogradec,te Vila ne tirane,salihu ne varke me pinjollet e enverit,tregoja shpellkareve te tjere bemat e konservatorit salih me enverin

  18. Meqenese si gjyseme injorant dhe medioker klasik qe je, i referohesh disafare Keith, Stanley, John, Marshall-ash, do te dukesh me i lecitur dhe me hokatar po t’i referohesh, Lymit te Tutit, Xim Kulufit, Kijes se 21-isht, Lizes se Qymyrit, se te pakten keto personazhe kane qene reale, kane jetuar ne Tirane dhe vlejne shume me shume se referencat e tua me Agostine “te shenjte”, o mize zekthi/gjinkalle, keto merri si komplimente. Sa per Berishen dhe levizjen e tij, po e perkufizoj me nje paragraf; “Berisha po lufton per interesin e tij personal, interesi personal i Berishes perputhet dhe eshte ne dobi te interesave te Shqiperise dhe te shqiptareve”, KAQ!

  19. E shkarkuat Bashën, dhe vutë Berishën, po pastaj ? Sërish do të ktheheni në vendet tuaja, dhe do të mbani sytë dhe veshët nga telefoni, për të marrë nga lideri historik sinjalin e “protestës së madhe”. Sërish do të merrni bukë me vehte, do ti hipni autobuzëve dhe do të vini në Tiranë.Pasi të mbarojë protesta,do të ktheheni nga keni ardhur, duke marrë me vehte vendimin e liderit historik, “qeverinë e rrëzuam”.Dhe kjo do të vazhdojë gjatë…. shumë gjatë.Ti ShqipKar shpellkar salihun mbaje ne varse dhe mos ha mut salihu gjithe diten

  20. Pse ka hesht Berisha deri më tani, unë e kam thënë shpesh, këta kanë qenë në simbiozë si urthi me plepin, të shtrirë në një krevat dhe i kanë vënë ëtë dy njeri tjetrit dorën në qafë dhe e kanë kruajt atje ku u vjen rehat .

    Basha ka dash ta shesë vendimet e tij sikur i merr ai , Berisha, dhe kështu e ka shit dhe te ndërkombëtarët , që unë nuk çfarë të bëj, pra një lloj flirti me njëri tjetrin edhe kanë mbijetuar 8 vite.

  21. Kjo esht shum e thjeshte vetem shif kush mbron lulin..e majta si nje front i vetem. Kuvendi do behet ne dt11 do apo sdo luli kimi rama dhe patericat me leket e sorrosit.
    Me “opozitare” laskare si (per)fitimi rama behet mbret..

  22. E di për çfarë e besoj Berishën, karma ka për tu kthyer dhe e ka xheza (dënim) them unë nga Zoti, jo nga politika, të ribëjë atë që ka ç’bërë vetë, të marrë kominoshet dhe lopatën dhe të pastrojë plehun e vet në parti.

    E ka detyrë ndaj demokratëve. Se askush nuk ikën në botën tjetër pa i larë të gjithë këtu”.

  23. Emisioni Investigativ “Fiks Fare” hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të viteve ’80, me protagonist kryesor Sali Berishën, në atë kohë sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur që të internojë një nga mjeket më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi.

  24. Sali Berisha ka qenë sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.

    Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokrat, çdo mbështetës qorr i Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist, por shkon pas Sali Berishës.

  25. Tani Margarita, Miltua dhe disa personazhe të frikësuar kanë ikur nga kjo botë, të tmerruar nga Sali Berisha. Aty ku janë nuk shikojnë më gjë.

    Sot shikojmë vetëm fytyrën e ndyrë të një përndjekësi të diktaturës, me pengun që ata njerëz nuk i çliruam dot nga frika prej Sali Berishës.

    Pra, historia e rëndë është se 20 vjet pas rënies së komunzimit, ata kishin ende frikë Sali Berishën si sekretar partie dhe si kryeministër.

  26. Ku i gjeti Berisha miliona euro për financimin e 27 ‘Foltoreve’, fushatës publicitare, eskortës, truprojave, karburantit, biletave dhe avokatit francez?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu