• |
ide | kryesore

Berat/Arrestohen vëllezërit hajdutë, kryen më shumë se 30 vjedhje

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia e Beratit vuri në pranga 2 vëllezër, të cilët ishin kthyer në tmerrin e qytetit për vjedhjet kryera gjatë viteve të fundit.


Në kuadër të operacionit  “Vëllezërit” u vunë në pranga shtetasit A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, të cilët u kapën në flagrancë ndërsa po tentonin të vidhnin në banesën e shtetases A. A.


Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.