• |
ide | kryesore

Berisha: Në statutin e ri të PD-së do të jetë edhe neni Basha, kryetari që humbet zgjedhjet largohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përpara mijëra demokratëve të Bajram Currit lideri historik i PD zbuloi disa nga ndryshimet statutore që pritet të miratohen në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Berisha foli për organizimin e PD, duke deklaruar rikthimin e primareve, vendosjen e nenit ‘Basha’ në statut si dhe dekorimin e Azem Hajdarit si President i Përhershëm i Partisë Demokratike.

“Me statutin e ri do të vendosim primaret. Zgjedhjet në parti do të bëhen me votat e të gjithë anëtarëve të saj. Zgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet me votim, me garë. Ai që merr më shumë vfota, ai do të jetë përfaqësuesi juaj. Kemi 1001 arsye që të shndërrojmë PD-në në shtëpinë e lirisë. Statuti do të sanksionojë, kryetari po humbi zgjedhjet largohet pa asnjë diskutim, ky nen do të quhet neni Basha. Është negativ, por le të na bëhet mësim sot e përgjithmonë që të mos përsëritet historia si kjo. Por statuti do të ketë edhe një nen të ri në të cilën themeluesi i kësaj partie, tribuni legjendar Azem Hajdari do të shpallet president i përhershëm i PD”, u shpreh Berisha.



1 Comment

  1. Të zgjidheshe dhe ti ”President nderi i PD ”sa mirë do ishte . Të takon përpara Azemit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *