Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon me 8 vite burgim ish-shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila, i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.
Gjykata e Posaçme dha 12 vite burg për Kohilën me akuzën për veprën penale trafik lëndësh narkotike, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.
12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dosja për Sokol Boden është veçuar, pasi ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.
NUK E DENOJN EXI RAMEN DHE YMER GELBAZA KELLIREN DHE BATON HAXHIUN SE LEKET QE VJEDHIN KETA ZAGARET E TYRE JA JAPIN EXI RAMES PER TI PAGUAR YMER GELBAZA KELLIREN FRROK CUPIN DHE BATON HAXHIUN PER TE OFENDUAR DHE SULMUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN