• |
ide | kryesore

Katar, po homoseskualëve për Botërorin: “Por asnjë puthje në publik”

-Instant, Sport



Duke u përballur me polemikat mbi të drejtat e njeriut, komiteti organizativ i Kupës së Botës të Katarit 2022, përmes drejtorit të tij ekzekutiv Nasser al Khater, i ka hapur rrugën homoseksualëve në rastin e Botërorit të ardhshëm. “Josh Cavallo do të ishte i mirëpritur në Katar, askush nuk është i pasigurt te ne. Por duhet të evitojnë shfaqjet publike të dashurisë, të cilat janë të papranueshme. Është i vetmi kusht për t’u respektuar, për pjesën tjetër secili mund të jetojë jetën e tij”, ka thënë ai. Përgjigja i erdhi drejtpërdrejt futbollistit australian, i cili doli hapur muajin e kaluar, ndërsa shtoi se “kishte frikë të shkonte të luante” Kupën e parë të Botës në një vend arab, ku homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje.

Ditët e fundit, shoqata britanike Kick It Out kishte akuzuar BeIn Sport, transmetuesin televiziv të Katarit, për nxitje të homofobisë, duke ftuar futbollistët myslimanë të Premier League për të bojkotuar nismën e ngjyrave të ylberit pasi homoseksualiteti është “i papajtueshëm” me Islamin. Al Khater, i intervistuar nga CNN dhe Independent, ka folur për situatën e të drejtave në kuadër të Kupës së Botës së ardhshme, duke shtuar se “homoseksualët mund të vijnë në Katar si çdo tifoz tjetër – dhe ata mund të sillen si çdo person tjetër. Ajo që them unë, thjesht, është se nga pikëpamja e perceptimit të afektivitetit në publik, e jona është një shoqëri konservatore”.

Sipas ligjit të sheriatit, homoseksualiteti dënohet edhe me vdekje, por shoqatat e të drejtave të njeriut theksojnë se nuk ka prova për dënime me vdekje të kryera për këtë arsye. Martesat e homoseksualëve, bashkimet civile dhe propaganda janë të ndaluara sidoqoftë. “Ne e dimë se Kupa e Botës është një fazë e mundshme për protesta për këto çështje, por nuk jemi të shqetësuar”, përfundoi Al Khater.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *