• |
ide | kryesore

Kërcënimi me gjobë, shtatëfishohet numri i personave që kërkojnë të vaksinohen në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme



Në 24 orët e fundit është shtatëfishuar numri i personave që kërkojnë për t’u vaksinuar në Greqi. Kanë aplikuar 20 mijë qytetarë. Referuar të dhënave, para se vaksinimi të bëhej i detyrueshëm, aplikimet nuk i kalonin 2.600 në ditë.

Ndërkohë në parlament është futur një ndryshim në ligjin për vaksinimin e detyrueshëm të personave mbi 60 vjeç.

Sipas këtij ligji, për arsye urgjente të shëndetit publik, të gjithë personat fizikë me banim në Greqi dhe të lindur para datës 31 dhjetor 1961, duhet të vaksinohen kundër Covid-19.

Këta individë e kanë të detyrueshme të vaksinohen deri më 16 janar të vitit 2022 dhe i gjithë cikli i vaksinimit duhet të përfundojë sipas procedurave të përcaktuara nga institucionet shëndetësore në vend.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu drejtua parlamentit në lidhje me projektligjin e depozituar nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se personat mbi 60 vjeç e kanë të detyrueshme të vaksinohen.

“Iniciativa e qeverisë nuk vjen në një kohë të qetë, por si një lëvizje për t’iu përgjigjur mutacionit të ri Omicron”, tha ai.

Mitsotakis iu referua edhe gjobës prej 100 eurosh.

“A është e fortë gjoba financiare prej 100 euro në muaj? Përgjigjja është e thjeshtë: është e vetmja mënyrë për ta shndërruar urdhrin në detyrim. Kjo është vetëm një kosto financiare për të mbështetur spitalet. Është shumë e lehtë, vaksinohu që t’mos paguash gjobën. Kjo është diçka shumë e thjeshtë. Ne vendosëm një shumë të caktuar, por që është shumë larg shumës që kanë vendosur vende si Austria që kap një shifër prej 7000 euro apo 1000 euro siç është në Itali. 100 euro është një shumë e konsiderueshme për vendin, por edhe një pengesë serioze për t’iu shmangur dhimbjeve dhe sëmundjes”, tha kryeministri Mitsotakis.

Greqia ishte vendi i parë që i hapi rrugën dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë moshat e rritura, para se vetë OBSH ta lejonte.

“Kam kërkuar që koha mes dozës së dytë dhe të tretë të vaksinimit të shkurtohet. Nëse mundemi edhe ekspertët e miratojnë, mund të vendosim për të kryer dozën e tretë, ndoshta pas 4 muajsh”, sqaroi kryeministri grek nga foltorja e Kuvendit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *