• |
ide | kryesore

Krujë/ Aksident i rëndë, makina përplas çiftin e të moshuarve

-Instant, Lajme, Të fundit



Një çift të moshuarish kanë mbetur të plagosur këtë mesditë në Fushë Krujë, pasi motori me të cilën udhëtonin u përplas me një makinë. Nga njoftimi i policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20, në Fushë Krujë.

“Makina me drejtues 65-vjeçarin me iniciale Sh. K. ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin 70-vjeçarin me iniciale B. Ll., që udhëtonte  me  bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe”, sqaron policia.

Të dy janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet si ka ndodhur përplasja mes dy mjeteve, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *