• |
ide | kryesore

“Messi vodhi Topin e Artë”, Ronaldo dakord me tifozin: “Fakte”

-Instant, F1, Sport



“Fakte”. Me një postim konciz dhe të drejtpërdrejtë, edhe Cristiano Ronaldo i bashkohet korit të atyre që besojnë se dhënia e Topit të Artë 2021 për Lionel Messin është e padrejtë. Kampioni portugez përgjigjet në faqen e një tifozi, që rendiste të gjitha arsyet pse çmimi duhej t’i shkonte vetë CR7 ose Robert Lewandowskit, i dyti për vetëm 33 vota.

Postimi, në faqen e një llogarie të një tifozi të quajtur “Cristiano Ronaldo – The Legendary” i ndjekur nga vetë ylli portugez, detajon arritjet e Ronaldos në vitin 2021 përpara se të përcaktonte trofeun për Messin si “Vjedhje. Qelbësirllëk. Turp. Thjesht e mjerueshme”.

“Të gjithë e kanë parë. Kushdo që është mjaftueshëm i zgjuar e di se cilët janë me të vërtetë ata që meritojnë. Marrja e shpërblimeve pa i fituar ato është lumturi e rreme, pa krenari.”

Mbishkrimi, nën fotot e Ronaldos në fushë me Juventusin, Unitedin dhe kombëtaren, nis kështu: “43 gola në vit, 6 gola në 5 ndeshje të këtij Champions League, të gjitha vendimtare dhe një djalë që, pavarësisht moshës, vazhdon të bëjë mrekulli dhe nuk pushon së mahnituri të gjithë botën. E vendosin sidoqoftë në vendin e gjashtë… A besoni vërtetë se 5 të tjerë kanë bërë më shumë se ai në vit? Kurrë. Duhet të kishte konkurruar me Lewandowskin, i cili në numra individualë ishte i jashtëzakonshëm, me Bayernin që kishte një sezon më të mirë se Juventusi dhe një sezon më pak problematik se United, por në nivel kombëtar, për shembull, Cristiano ka qenë shumë më i mirë. Dhe kujt i shkon çmimi? Messit, i cili ka fituar vetëm Kupën e Mbretit me Barcelonën, nuk ka shënuar asnjë gol kundër Real Madrid që nga largimi i Cristianos, është zhdukur në ndeshjet e mëdha të sezonit, ka fituar Kupën e Amerikës që supozohej të ishte çdo 4 vjet, por praktikisht luhet çdo vit. Nuk shënoi as në fund as në gjysmëfinale. Dhe individualisht ka pasur një sezon të ndrydhur me PSG-në. Cristiano për të fituar këtë çmim duhet të jetë 300% i padiskutueshëm. E kotë të bësh rovjeshatën më të mirë të vitit, të jesh kampion i gjithçkaje me klubin, golashënuesi më i mirë i gjithçkaje dhe të shënosh një trigolësh në Kupën e Botës, ata gjejnë gjithnjë një mënyrë për tia marrë çmimin atij. Me Messin është e kundërta. Ai mund të bëjë një sezon të profilit të ulët, shumë më poshtë, ata gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për ta favorizuar dhe për t’i dhënë çmimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *