• |
ide | kryesore

Naftëtarët protestojnë në Ballsh, policia dhe FNSH rrethojnë rafinerinë

-Instant, Lajme, Planet

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar uzinën në Ballsh. Naftëtarët janë grumbulluar sërish ditën e sotme para uzinës, vetëm 200 metra larg rafinerisë. Policia ka marrë masa për të mos lejuar që naftëtarët të afrohen në ambientet e marra nën rrethim.


Naftëtarët të cilët janë mbledhur para rafinerisë diskutojnë për pagat të cilët ende nuk i kanë marrë edhe pse kanë një vendim gjyqësor që e përcakton këtë. Ata kërkojnë që nëse rafineria do të shitet për skrap, atëherë pagesat të kalojnë drejt naftëtarëve si shpërblim për pagat që nuk i kanë marrë prej vitesh.


Ditën e sotme janë proceduar penalisht 9 prej naftëtarëve, shkruan dosja.al.

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan edhe një vit më parë për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të ngriheshin sërish në protesta. Mirëpo, përveçse janë pa punë, tashmë u duhet të përballen dhe me qëndrimin pas hekurave.

1 Comment

  1. Fieri eshte hambari I votave per thesin me mut PS
    Tani mirrni Karin e edvin krrristaqiiit dhe shpjeruani grave tuaja o bythqire fierrrrak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu