• |
ide | kryesore

NBA/ Ishte i vaksinuar e sërisht infektohet: Lakers humb LeBron James

-Instant, Sport



LeBron James ka rezultuar pozitiv për Covid-19m pavarësisht vaksinës “që e kishte bërë për të mirën e ekipit” në fillim të sezonit. Ylli i Lakers ka hyrë tashmë në protokollin e NBA-së dhe tani do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën 10 ditë, ose do t’i duhet të jetë negativ në dy tampone radhazi me 24 orë diferencë për t’u rikthyer në parket. Pozitiviteti i LeBron u shfaq kur lojtari ishte në Sacramento dhe stafi i tij organizoi shpejt udhëtimin e kthimit në Los Anxhelos.

Frank Vogel, trajneri i Lakers, komentoi: “Është një humbje e madhe për ne. Na vjen keq, i dëshirojmë më të mirën dhe mendimet tona janë me të tani.” Më pas në mbrëmje, pavarësisht mungesës së mbretit James, për Lakers ka ardhur fitorja në fushën e Kings 117-92.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *