• |
ide | kryesore

Një tjetër film Magic Mike

-Instant, Paparazzi, Slider



Channing Tatum dhe regjisori Steven Soderbergh do të ribashkohen për “Magic Mike’s Last Dance”, pjesa e tretë në sagën e striptistëve meshkuj të Warner Bros.

Filmi nuk do të shfaqet në kinema dhe në vend të kësaj do të shfaqet direkt në “HBO Max”, shërbimi i transmetimit në pronësi të “WarnerMedia”. Reid Carolin, i cili shkroi dy filmat e parë, po kthehet për të shkruar hyrjen më të re rreth personazhit të Tatum, Mike Lane. Megjithëse detajet e skenarit për kapitullin e ardhshëm nuk janë zbuluar, pritet që të përfundojë një hark në triologji. Regjisori i “Magic Mike XXL”, Gregory Jackobs po prodhon “Vallëzimi i fundit i Magic Mike”, me Carolin, Nick Wechsler dhe Peter Kiernan. Tatum konfirmoi lajmin në “Twitter”, duke ndarë një foto të seknarit të tij me mbishkrimin: “Epo njerëz, duket sikur Mike Lane po hyn përsëri”.

Ai e shtjelloi emocionin e tij në një deklaratë për Variety, duke shkruar: “Nuk ka fjalë për sa i emocionuar jam që të bëhem pjesë përsëri pjesë e botës së ‘Magic Mike’ me Steven, Greg, Reid dhe njerëzit e mrekullueshëm në HBO Max”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *