• |
ide | kryesore

Park Hae-soo i “Squid Game”,së shpejti në serialin “La Casa de Papel”

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi luajti në një nga serialet më të mëdha televizive të Netflixit ndonjëherë – sensacioni global “Squid Game”, aktori Park Hae-soo po kthehet me një projekt të ri kinematografik.

Aktori 40-vjeçar korean, i cili luajti rolin e Cho Sang-woo në “Squid Game”, ka nënshkruar një kontratë të re për versionin aziatik të serialit “La Casa de Papel”, thuhet sipas Deadline. Adaptimi i serialit origjinal spanjoll u njoftua në nëntor të vitit 2020, megjithëse është e paqartë se kur mund të publikohet.

Seriali origjinal i “La Casa de Papel (Money Heist)” solli historinë e një grupi të pazakontë hajdutësh që kryen grabitjen më të madhe në historinë spanjolle, duke vjedhur 2.4 milionë euro nga Fabrika e prodhimit të parave “Mint” në Spanjë. Seriali ka gjithsej pesë sezone në Netflix, me katër episodet e fundit që do të publikohen më 3 dhjetor.

Netflix njoftoi kastin e “Money Heist Korea” në fund të marsit, megjithëse kaluan muaj përpara se seriali i tyre “Squid Game” të bëhej një sukses monumental.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *