• |
ide | kryesore

Pavarësisht shqetësimeve, FDA i hap rrugë ilaçit të Merck kundër koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet



Komisioni këshillues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka vendosur që përfitimet e pilulës së Merck kundër koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet.  Komisioni këshillues në SHBA votoi me 13 vota pro dhe 10 kundër në mbështetje të ilaçit të ri për trajtimin e koronavirusit.Kompania amerikane e prodhimit të barnave publikoi javën e kaluar të dhëna sipas së cilave ilaçi ishte më pak efektiv nga sa mendohej më parë, duke reduktuar me rreth 30% shtrimet në spital dhe vdekjet.

Gjithsesi, molnupiraviri i kompanisë Merck, i zhvilluar me firmën Ridgeback Biotherapeutics, me shumë mundësi mundë të kthehet në një nga ilaçet më të rëndësishme që njerëzit do të mund t’i përdorin në shtëpi sapo të shfaqen simptomat e COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *