• |
ide | kryesore

Pse u rikthye “Prefekti”/ Kriza e Teatrit Kombëtar dhe reagimet për komedinë e regjimit komunist

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Rileximi i komedisë “Prefekti” e autorit Besim Levonja në skenën e Teatrit Kombëtar u shoqërua me një lumë sharjesh dhe fyerjesh për aktorët dhe drejtuesit e teatrit. Duket se një pjesë e publikut është ndjerë i fyer, sesi një tekst propagandistik i periudhës së errët diktatoriale i serviret sërish pa asnjë filtër.

Qazim Mulleti dhe personazhet e tjerë në komedi janë personazhe reale, të vënë në lojë me qëllim të pastër denigrimi. Atëherë pse u përzgjodh ky tekst për t’u lexuar? Pse duhet ende të persekutohet publikisht familja e Qazim Mulletit nga një institucion shtetëror? A nxit ende ndasi ky tekst?

Në profilin e Teatrit Kombëtar në Facebook, në shënjestër të komenteve negative u vunë artistët, ndërsa administrata e teatrit ka heshtur. Megjithëse një pjesë e aktorëve kanë bërë thjesht detyrën (ndoshta edhe pa dëshirë), përzgjedhja e tekstit është bërë nga drejtoria e teatrit.

Reagimet për leximin e komedisë “Prefekti”

Një pjesë e të pakënaqurve thonë se nëpërkëmbja e një familjeje të persekutuar nga regjimi komunist vazhdoi nga Teatri Kombetar. Të tjerë nënvizuan faktin se persekutimi i elitës ishte në devizën e diktaturës, duke vënë në pikëpyetje, se kë përfaqësojnë ata që e vazhdojnë ende sot këtë persekutim?

Minimumi që mund të thuhet është se Teatri Kombëtar nuk ka përfaqësuar publikun taksapagues në këtë rast.

Pasardhës të Qazim Mulletit kanë replikuar në media me drejtuesit e Teatrit Kombëtar. Një prej tyre, Besforta Mulleti, duke folur për Syri Tv tha se arsyetimi i Hervin Çulit dhe Arben Derhemit, që personazhi i tyre i Qazim Mulletit ishte i ndryshëm nga ai që kishte krijuar diktatura, nuk qëndronte.

“Para pak minutash replikova dhe në Facebook sepse dalloj disa tone të ashpra si nga ana e z.Derhemit dhe nga z.Çuli. Ne po bëjmë një kritikë në fund të fundit. Duke qënë se ato janë artistë ata duhet të jenë më të hapur se ne, përsa i përket kritikave për më tepër kur ato janë konstruktive. Tani ato kapën pas fjalësh, thonë: Pse thoni shfaqje? Kjo nuk është një shfaqje, kjo është një lexim i një vepre. Kjo është një risjellje në një format tjetër që përpiqet që ta sjell Qazim Mulletin dhe ta ilustrojë figurën e tij ashtu siç ai ishte në të vërtetë. Por nëse shohim sloganin e kësaj shfaqje dhe vetë sfondi, përzgjedhja e ngjyrave, fakti që aty qëndron autor Besim Levonja, mua nuk më ngjall ndonjë ndjesi tjetër, mua thjesht më rikujton ndjesinë e shfaqjes së komedisë ‘Prefekti’ si njëherë e një kohë” tha Besforta Mulleti për Syri Tv.

Ben Tafaj, i shoqatës “Tirana” e sheh rikthimin e “Prefekti”-t të Besim Levonjës në Teatrin Kombëtar si pjesë të padrejtësisë që vazhdon ndaj një pjese të qytetarëve të kryeqytetit.

“Pas 30 vitesh, tani u kujtuan të hedhin baltë, të ngrenë këtë humor të zi ndaj një personaliteti tiranas. Qazim Mulleti nuk është ai që shohim në estradë. Ka qenë një njeri me disa gjuhë të huaja, kishte mbaruar Zosimenë, mbaruar kolegjin e lartë ushtarak në Gallatasaraj. Ka qenë komandant i forcave vullnetare që dolën kundër kundër agresorit serb në 1920. Ka qenë prefekt io Dibrës dhe Kavajës në kohën e Nolit. është një figurë shumë e gjerë, duhet të hapen dosjet. Si mund të kalohet me këtë komedi? Aq më tepër që arti dhe letërsia kur veprojnë mirë, patjetër bëhen shëmbuj frymëzimi për komunitete, por aty ku fusin pyka nxisin grindjen dhe përçarjen, duke i nxjerrë tironsit frikacakë apo bashkëpuntorë të regjimit të huaj” tha Tafaj.

Një reagim e ka pasur edhe aktori që ka lexuar tekstin e Prefekti-t, Arben Derhemi në përgjigje të shumë komenteve negative në rrjetet sociale.

“Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat ,por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete ,leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”,ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe.Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra………………….. “U ulen malet, u ngriten Halet”, është shprehur Derhemi.

Por rikthimi i në skenë i veprës së propagandës komuniste nuk është lënë pa komentuar edhe nga lideri historik i të djathtës, Sali Berisha. Gjatë takimit në Tropojë, Berisha ka akuzuar direkt kryeministrin Rama se po rikthen një komedi që ai e konsideroi terroriste për anëtarët e familjes Mulleti.

“Vihet në Teatër për faqen e zezë të Edi Ramës, me porosi të tij “Prefekti, komedia. Por ajo komedi çdo emër, çdo personazh e ka njeri real dhe nëse lexoni një kryevepër të Fatbardha Saraçit, që është një apoteozë e vërtetë e qëndresës së gruas shqiptare, e jashtëzakonshme, unë lexoj dhe rilexoj tregimin e saj për bashkëvuajtëset në kampet e Tepelenës dhe kampet e tjera. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit, fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste Prefekti dhe emrin e tij, se si ai strukej, se si ai i ri tmerrohej dhe tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të një komedia që është terroriste në rrafshin psikologjik. Nuk e bën gjermani një gjë të tillë, nuk vendos një komedi të Hitlerit apo Geringut gjermani, por e bën Edi Rama” u shpreh Berisha.

Rikthimi i Prefektit si pasojë e keqmenaxhimit të Teatrit Kombëtar

Aktiviteti i Arturbinës kohët e fundit i përngjan rrugës që inauguroi Lefter Allan ë Bulqizë, që u bë virale në internet kur banorët hodhën ca kova betoni si dëshmi e humbjes së shpresës për asfaltin e premtuar.

Pasi dështoi në garantimin e një kalendari artistik duke anuluar të gjitha shfaqjet, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli e ka gjetur zgjidhjen në një calendar online të cilin po e prezanton në Facebook. Shfaqjet online janë një sfidë e fituar me sukses nga teatrot kombëtarë në Europë. Si formë komunikimi u përhap më shumë në kohën e pandemisë.

Në Shqipëri për fat të keq, Teatri Kombëtar e ka kuptuar kalendarin online si një platformë ritransmetimi të shfaqjeve të vjetra dhe të transmetuara qindra herë nga televizionet. Te vetmet premiera konsiderohen disa lexime tekstesh, ku shohim aktorët të ulur në një tavolinë duke lexuar një tekst dramaturgjik. Herë herë ka ndonje mizanskenim, që më shumë krijon konfuzion nëse e gjitha është lexim, shfaqje me lëvizje apo diçka tjetër.

Kjo e leximit është një histori tjetër. Nisi disa vite të shkuara për të nxitur dramaturgjinë shqipe. Tekstet më të mira, ato që ngjallnin interesin e publikut, komunitetit dhe kritikës do të ngjiteshin në skenë nga trupa e Teatrit Kombëtar.

Ideja synonte një lloj prezantimi të teksteve të reja, duke njohur vështirësitë që kalon dramaturgjia shqiptare. Aktiviteti u pagëzua me emrin skematik “Netët e dramës shqipe”. Me kalimin e kohës, dëshira për ritransmetime filloi të fitonte terren. Nuk po thirreshin më autorët për tekste të reja. Nuk po prezantoheshin më autorë të rinj. Nuk pati më stafe që bënin përzgjedhje të teksteve të rinj dhe për më tepër nuk kishte me kurator. Troç! Mori fund angazhimi për dramën shqipe.

Prandaj rifilluan nga ritransmetimet. Filluan të shfaqen tekste, të cilat ishin lexuar disa vite më parë në katin e dytë të ish-godinës së shembur të teatrit. Bashkë me godinën u shembën edhe “Netët e dramës shqipe” dhe administrata e teatrit preferoi të rikthejë rileximet.

Vallë në 4 vjet nuk është shkruar asnjë tekst i ri, që lexohen e rilexohen të njëjtat? Ç’ka është për çudi, po ndodh që lexohen e rilexohen edhe tekste të cilët më herët janë vënë në skenë nga trupa teatrore.

Për ta kuptuar më mirë se ku është katandisur menaxhimi i Teatrit Kombëtar, po i ndihmojmë me një shembull. Rileximi i teksteve është si t’i thuash një studenti të diplomuar për gjuhën shqipe: “Eja të bësh edhe njëherë alfabetin”.

Në qendër të sulmit në rrjetet sociale u vunë aktorët, por ata nuk janë përgjegjës për këtë që po ndodh. Në përgjegjësinë e tyre është cilësia e krijimit të figurës artistike dhe jo përzgjedhja e tekstit. Ritransmetimi i “Prefekti”-t ishte një vendim i drejtorisë së Teatrit, që ka shpërfillur çdo ndjeshmëri publike me përzgjedhjen e një komedie të një kohe që tashmë ka ikur.

Shkallmimi i përfaqësimit të publikes është shembja e dytë që po i bëhet Teatrit Kombëtar. Përpara se ngecja e orës të bëhet e pandreqshme, duhet me urgjencë një orëndreqës për orën e ngecur të Teatrit Kombëtar./Lapsi.al



31 Comments

  1. Po ky Arben Derrhelmi, a nuk eshte ky zoteria qe do vendoste trupin e tij qe mos te prishesh teatri kombetar,por mbas nje takimi qe pati me Lali dhjerin ndryshoj 100% qendrim, mbasi hengri nje luge corbe te prishur,dmth $ € £ ndoshta dhe ndonje super vile andej nga gjiri i Lalezit.

  2. Pse u kthye? Sepse komunistet cdo 29 nentor mendojne se si te ligjerojne dukshem kultin e tyre, nen kujdesin e 2 kelysheve sorosiane Veliaj e Rama

    1. Ha, ha, ha o Namut… Do ndalojnë Prefektin…
      Po si? Ja unë tani po shikoj komedinë ” Prefekti”. Hë pra ndalojeni.
      E mor Namut, thuaja dhe Gëlbazës. Ditë të zeza do tju shohin sytë. Por prisni, prisni…

  3. Kurresesi nuk duhet te kete nje shfaqje te tille. Kemi te bejme ndoshta me te vetmen shfaqe ne bote me emra te vertete. Turp per ty Ben Derhemi qe per ca para me teper. Qofte edhe komedia me e mire ne bote mjafton vuajtjet qe ka kaluar Hajria dhe Shiti per ta injoruar. Me shpirt A.Derhemi te uroj te kalosh te njejtat vuajtje te personazhit qe do te luash e me pas ta shohim a do tallesh me te. Pleh i keq

  4. Na paskan bo edhe Mon Kokaleshin sikur me qene minoritar Grek. Keta jane njerez te pafytyre. Akoma duan te na paraqesin llumin injorantet qe shkaterruan vendin per 50 vjet si “clirimtar” e te denigrojne patriotet e vertete, eliten Shqiptare te asaj kohe.

    Me kujtohet nga viti 1990, qellova ne nje kafe me dike qe kishte qene nje “riosh” 18 vjec me njesitet terroriste komuniste. Me tha se pasi kishin pare komedine me demek duke fol me Gogo Nushin kishin thene. “Kjo komedi s’ka lidhje fare me Qazim Mulletin, ai kishte autoritet te padiskutueshem . Ne s’dinim ku te futeshim prej frike kur degjonim emrin e tij e jo te talleshim”.

  5. Ju qifsha robt me gjithe artista plehra qe jeni.Artist me lexu tekstin 2 ore , kshu artistash jane gjithe klasa 5-te. Bythqima artista qe i bejne fresk komunistave te rinje!

  6. Historikisht figura e Qazim Mulletit dhe kujdo tjeter qe jane perbaltur politikisht nga historiografija komuniste duhen te ri studjohen e ti nenshtrohen nje ristudimi bazuar ne dokumentacionit per ta. Keta figura politike shqiptare nuk jane bardh e zi ne historine e tyre. Ndersa arti i realizmit komunist duhet ti nenshtrohet nje revizionimi total e te kete filtra te medha per te ndalur propogandimin e komunizmit. Shembullin mund ta merni nga Gjermani qe per te pastruar shoqerine e saj nga nazizmi ka bere ligje, e programe te posaçme edukimi, e sot mund te thuhet qe gjermania ja ka arritur qellimit.

    1. Rri fol per veten tate, mos u mer me Gjermanine, a ke jetu ndonjeher atje?
      Gjermaneve ia shplajne trute ne shkolla, nuk i mesojne asgje per periudhen Naziste, me shume dim ne (te pakten fkas per veten time) per nazismin sesa Gjermanet.
      nazizmi nuk eshte zhduk ne Gjermani, thjesht eshte vesh me kostum e kolare dhe i sherben dikujt tjeter, jo me Hitlerit.
      Imagjinoni, Kryeministri aktual i Gjermanise ka qene 12 vite zevends kryeminister, pra 16 vite ne pushtet.

  7. Se nuk jemi gjermani por mut prandaj jemi ketu.
    Arti eshte ne duar te debilave sponsor gjeneral shkerdhata shtet i qelbistanit. Teater palacosh.

  8. keshtu ju pafsha duke perdhos njeri tjetrin, here njoni here tjeteri pale pafundsisht.
    rrace arkaike qe nuk rri rrahat si mish i huaj ne vend te vet se as vendi i vet nuk eshte apo nuk e meriton.

    *** njeri *** tjetri.

  9. Prandaj un them se shqipet e shqipërisë jeni një mut haleje që e doni komunizmin edhe sikur ata të ju malltretojnë internojnë. Burgosin sakatosin prap i doni jeni popull më i ndyrë në botë pak jua bëjnë derrat komunist ju meritoni tortura si që ju bëri Hitleri Judëve se asisoj pjelle jeni të gjithë

  10. Pse e merrni me inat kete Derhemin apo Çapa-Çulin kete ndyresire bixhozxhi,ky shet dhe familjaret e tij per pak bixhoz ?
    Derhemi nje plehre njeri,per pak para e shiti nderin,dinjitetin dhe eshte zero njeri,mbase eshte minus i forte !
    Si nuk i vjen turp ndopak,si mohon vendlindjen dhe ben gallate me nje figure qe valla as bythen nuk do e fshinte “Prefekti”me te !Nejse koha e edvin rames dhe Paluces eshte ?!Koha e monstrave dhe antishqiptareve,koha e pengjeve dhe shoqatave te kurvave e pederaseve eshte ?!
    Nuk ke se çfare pret me shume ?
    Ku eshte futuraguridhja,nje nga zevendeset e haremit te Bashes,Valon Tabake ?!?!Felliqesire !

  11. Hi

    My name is Clifton and I am head of business development at Giejo magazine.

    I have found lapsi.al on Facebook

    I would like to propose the following collaboration which is free, effective and quick:

    We can add a link to your website lapsi.al inside one of our existing articles inside the credits section. In return, we will need you to link to dimepiecela.com (our partner site) using anchor text Dimepiece LA inside an existing blog post on your site.

    If interested, simply send me a link to a blog post where we can find a link to Dimepiece LA and we will add a link to your website and send it back to you. Please make sure to copy in Leila at [email protected] in your reply.

    Best wishes

    Clifton
    Giejo Magazine

  12. Po mire e ke mbyllur me ate fjaline -Rane Malet u ngriten Halet-.Po te dish kete qe ju ini —HALET-QE HESHTET NGA FRIKA KETO VITE TE DEMOKRACISE.dhe u ngritet tani qe po instalohet prape ai regjimi i qelbur .Se Malet-do jua qine ato motrat dhe grate ju bij bushtrash komuniste.

  13. Qazim Mulleti ka qene udheheqesi i masakres se 4 Shkurtit sebashku me Xhafer Deven ku vrane 81 njerez te pafajshem.

  14. Qazimo ishte kunder Zogut dhe erdhi me Italine mbas pushtimit 1939.Talionet e bon Kapter te Tirones.Hajdut dhe spiun, Batakci dhe genjeshtar
    Ka qen me shkolle dhe pa kulture.
    Kur u bon listat e masakres se 4 Shkurtit ishte pjestari kryesor sepse Qazimi dinte adresat dhe njihte njerzit .
    Shume qe u vrane nga Deva ishin njerez qe Qazimi i kishte borxhe.
    Nje please qe u arratis me gjermanet por qe ja hodhi ne kufirin Italian duke fshehur Florinjte ne pallor.
    Vdiq ne Itali ku kishte nje dyqan pastrimi kimik.
    Nje nevojtore.

  15. Shteti shqiptar ka 2 data clirimi,s’ka date krijimi si shtet,akoma nuk ka alfabet zyratar.
    Po te shikosh gjuha shqipe nuk kuptohet kollaj nga huazimet dhe provincat.
    Qazimi ishte antizogist dhe fliste tironce katunaresh.
    Mori pjese ne atentatin kunder Zogut ne Viene paguar nga Italianet.
    Mori borxhe te medhaja nga Italia fashiste qe kurre nuk i ktheu.
    Familja e tij vuajti nga komunizmi ne fshatin Saver te Lushjes.

  16. Gjatë këtij takimi, Enver Hoxha e ka përgëzuar personalisht Sali Berishën, për ndihmën që i ka dhënë Lilianës si anëtar i Bordit të revistës “Shkenca dhe Jeta”.

    Mendohet se ka qenë pikërisht ky takim, të cilit Nexhmije Hoxha i referohet për deklaratën e saj të famshme, se pas takimit me Enver Hoxhën, Sali Berisha nuk lau për dy javë rresht dorën, që mos t’i ikte era e Enverit.Ja prap shpellkaret e salihut shajne Benin,kur vete trashigimtaret e Qazimit nuk flasin asnje fjale

  17. një takim privat në shtëpinë e Enver Hoxhës, por ndryshe nga të tjerët, tek Berisha duket qartë buzëqeshja e stampuar në fytyrë dhe shikimi plot admirim dhe servilizëm ndaj Enverit, me siguri që do të thotë se është montazh.

    1. Nje fjale. Ai nuk eshte takim privat. Shihni Enverin, ai po pershendet me grusht, gje qe tregon se perpara ka shume njerez.
      Ne fotot e botuara ka edhe te tjere vec Saliut. Per ta nuk flet njeri. Mbetet te Saliu.
      Te dale nje njeri e to thote se nuk donte te dilte ne fotografi me Enver Hoxhen, pa le te ftohej ne shtepine e tij.
      I jane hedhur te gjitha Saliut. Ai nuk ka asnje ndryshim nga te gjithe ata qe kane drejtuar vendin pas 1990. La pronaret pa prona. Po pse, Edi Rama nuk ka bere te njejten gje? Po te tjeret nuk kane prekur pronen qe nuk u takon?
      Enveri ka shume kusure, shume krime mbi kurriz, por pronen nuk e tjetersoi te te tjeret. E mori si shtet. Edhe tapite nuk i zhduku sic bejne keta sot.
      Shqiptaret gjithnje i kane merituar udheheqesit e tyre. Qe ne kohen e Turqise e ne vazhdim.

      1. Ik ore pocaqi! Qerlbesira vrau e preu, edhe tapite shumicen i zhduku dhe mbi prone ndertoi pallate germadhe e nuk dha asnje lek pronareve. Nuk ka kuptim fjala jote “e mori pronen si shtet”..

  18. Qe nga fjala pocaqi duket se cfare niveli kulturor dhe inteligjence ke. Ai tapite nuk i zhduku, ky eshte fakt. Keta sot kane zhdukur tapite dhe kane krijuar mbivendosje ne pronat. Po ti kishte zhdukur tapite, askush nuk do kishte nje dokument pronesie ne dore.
    Une nuk mbrojta Enverin dhe krimet e tij. Thashe nje fakt qe njihet.
    Keta sot te japin 2000 leke te vjetra per tokat ne bregdet dhe ti quajne si toka bujqesore.
    Po ti duket we je nje rjepacak dhe zbraz uturakun tend ne kete faqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *