• |
ide | kryesore

Totti i kthehet refuzimit të madh: “Kurrë nuk isha afër Barcelonës, Reali do bënte gjithçka”

-Instant, Sport



Gjatë një interviste të gjatë për gazetën katalanase ‘Sport’, Francesco Totti ka folur edhe për dashurinë e tij të madhe, Romën. “Shpresoj që Roma të arrijë në top katërshen për të luajtur Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm – deklaroi ai -. Mendoj se Mou është një trajner i madh dhe mund ta çojë skuadrën në majë në Itali.” Barcelona dhe Reali: “Kurrë nuk kam qenë afër katalanasve, Reali do të kishte bërë gjithçka për të më blerë”.

Ish-numri 10 i verdhekuqve është rikthyer për të folur për refuzimin e madh të bërë në karrierë ndaj Real Madrid. “Le të themi se tani, duke u kthyer pas, do të ishte shumë e lehtë të thuash po ose jo. Për mua, qëndrimi në Romë ishte zgjidhja më e mirë. Është e vërtetë që në një moment në karrierën time isha shumë pranë nënshkrimit për Realin por, ishte mbi të gjitha një zgjedhje e zemrës. Është normale që kur luan në skuadra si Roma, ndryshe nga Real Madrid, ke më pak shanse për të fituar Champions League, por për mua Roma është Championsi im. Barça më ka pëlqyer gjithmonë, do të ishte mirë të luaja atje. Në një botë tjetër ose në një kohë tjetër mund të kishte ndodhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *