• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës, plagoset një vajzë

Arkiva, Lajme



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 në Durrës. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë është lënduar pasagjerja që ndodhej në njërën prej makinave.

“Më datë 02.12.2021., rreth orës 19:50., në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin R. Gj., 22 vjeç, ka goditur automjetin me drejtues shtetasin E. D., 22 vjeç, dhe si pasojë është lënduar pasagjerja shtetësia L. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *