• |
ide | kryesore

“Bëri dopio-lojë”/ Basha i përgjigjet Metës: E vërteta e marrëveshjes së detit me Greqinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë prej këtij të fundit në studion e ABC ku tha se “Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.

I ftuar në News24, Basha u përgjigj se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.

“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë së jashtme dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, – tha Basha.

Më herët Meta bëri këtë akuzë.

“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka pasur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas me tej.

Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të pare sepse po abuzohet me këtë çështje” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po rama ca hyn ketu e ne 2009 o pikoku i karit. Jo po e ka sjell ramiz alia negociatorin. Thuaj mor te verteten e ka bere saliu fillim mbarim se as ty as koklopen sju ka pyt puna.

  2. një takim privat në shtëpinë e Enver Hoxhës, por ndryshe nga të tjerët, tek Berisha duket qartë buzëqeshja e stampuar në fytyrë dhe shikimi plot admirim dhe servilizëm ndaj Enverit, me siguri që do të thotë se është montazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *