Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë prej këtij të fundit në studion e ABC ku tha se “Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.
I ftuar në News24, Basha u përgjigj se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.
“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë së jashtme dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, – tha Basha.
Më herët Meta bëri këtë akuzë.
“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka pasur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas me tej.
Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të pare sepse po abuzohet me këtë çështje” – tha Meta. ©LAPSI.al
Sa te thella pasakn qen keto pune.
Po rama ca hyn ketu e ne 2009 o pikoku i karit. Jo po e ka sjell ramiz alia negociatorin. Thuaj mor te verteten e ka bere saliu fillim mbarim se as ty as koklopen sju ka pyt puna.
një takim privat në shtëpinë e Enver Hoxhës, por ndryshe nga të tjerët, tek Berisha duket qartë buzëqeshja e stampuar në fytyrë dhe shikimi plot admirim dhe servilizëm ndaj Enverit, me siguri që do të thotë se është montazh.