• |
ide | kryesore

Britney Spears feston 40-vjetorin në mënyrën më të mirë të mundshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears bën 40-vjetorin dhe i fejuari i saj, Sam Asghari e suprizoi në mënyrën më të bukur të mundshme. Ai ndau në Instagram momentet kryesore të një shfaqjeje fishekzjarre që ai organizoi për të nderuar yllin e popit të mërkurën, një ditë përpara ditëlindjes së saj të 40-të.
Shfaqja e fishekzjarreve kishte një mori ngjyrash, duke përfshirë ari, të kuqe, blu, jeshile, vjollcë, në festimin e ditëlindjes historike të artistes fituese të “Grammy”.

Më herët të mërkurën, superylli i popit dhe aktori 27-vjeçar shfaqën një pamje të dashur në fotot e ëmbla të tyre duke u puthur në një avion privat që secili postoi në Instagram.
Britney dukej e gëzuar pa masë në videot që Sam i ndau në Insta Stories, teksa i dhuroi asaj një tortë në formë B për të festuar ditëlindjen e saj historike – të cilën ai e shënoi si ‘1-vjetorin’ e saj pas përfundimit të kujdestarisë së saj 13-vjeçare.

Veçanërisht, ylli i Black Monday iu referua Britney-t si ‘gruaja’ e tij në postimin e tij në Instagram dhe është e paqartë nëse çifti mund të ishte martuar fshehurazi.
Megjithatë, Britney e quajti Sam vetëm si ‘të fejuarin’ e saj në postimin e saj, kështu që ai mund të ketë qenë duke iu referuar dasmës së tyre të afërt.
“Të quaj luaneshë sepse e admiroj forcën tënde të pamëshirshme, jam i frymëzuar nga zemra jote e bukur, festoj buzëqeshjen tënde që më ndriçon botën. Çdo ditë është ditëlindja jote mbretëresha ime. Gëzuar ditëlindjen e parë për gruan time”, shkruante ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *