• |
ide | kryesore

Itali/ Përfundon në koma pasi u dhunua dhe u la në mes të rrugës prostit*ta shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçare shqiptare ka mbërritur në spital me plagë në kokë dhe këmbë pasi e hodhën nga një makinë në lëvizje. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në Torino ku shqiptarja punonte si prostitutë. Edhe pse nuk është në rrezik për jetën ajo mbahet në koma, për të shmangur ndonjë komplikim, pasi plaga që ka në kokë përbën njëlloj shqetësimi për mjekët.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorit të kësaj ngjarje i cili ka udhëtuar me një makinë gri, marka dhe targat e të cilës ende nuk bëhen me dije. Sipas asaj që raportojnë mediat, autori pasi e ka marrë në makinë shqiptaren, e ka grabitur dhe pas disa metrash e ka hedhur nga mjeti. Ka qenë një shofer tjetër, i cili ka dëshmuar të gjithë situatën dhe ka thirrur për ndihmë autoritetet. Kur ka shkuar ambulanca vajza ka qenë e ndërgjegjshme dhe e aftë të tregonte atë që i kishte ndodhur. Po ashtu, mësohet se ajo ka mundur që të japë një përshkrim të autorit para se të futej në koma.



3 Comments

    1. Sic duket, termin ‘prositutë’ duhet ta kete monopol apo ekskluzivitet ndonje specie gazetaresh apo, edhe me e larte mbase, politikanesh.
      Se nuk besoj se ambasadoret………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *