• |
ide | kryesore

Konfirmohet rasti i parë me variantin Omicron në Greqi

-Instant, Lajme, Planet



Greqia ka identifikuar rastin e parë të Covid-19 të shkaktuar nga varianti Omicron, njoftoi të enjten Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris. Infeksioni u konfirmua në Kretë, në një shtetas grek që u kthye nga një udhëtimi në Afrikën e Jugut, tha ai në një konferencë shtypi duke specifikuar masat e një ligji të ri që detyron vaksinimin për të gjithë personat mbi moshën 60 vjeç. Theoklis Zaoutis, kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), tha se burri fluturoi në Kretë më 26 nëntor dhe mori një test të shpejtë antigjeni në aeroport, i cili rezultoi negativ.

Një test i dytë të nesërmen, pasi ai zhvilloi simptoma të lehta të Covid-19, përsëri mori një rezultat negativ derisa një i tretë më 29 nëntor konfirmoi infeksionin. Autoritetet shëndetësore konfirmuan të enjten në mëngjes se ishte varianti “Omicron”. Zaoutis deklaroi se burri mbetet në karantinë dhe kontaktet e tij kanë rezultuar negative.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *