• |
ide | kryesore

Lubonja ia thotë troç Bashës: Gabove 2 herë me përjashtimin e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja e cilësoi një gabim të dyfishtë politik të Lulzim Bashës, përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të ndodhur ballëpërballë në emisionin “Real Story” në News24, Lubonja i tha kreut të PD-së sepse së pari po bën lojën e kundërshtarit dhe së dyti iu nënshtrua një kërkese nga jashtë pa pasur prova.

“Kjo që ka bërë zoti Basha është një gabim politik. Nuk hyj në etiketime, gabim i dyfishtë politik. Jo shpallja non grata, por përjashtimi meqenëse amerikanët e shpallën non grata.

Është gabim politik që po e tregon koha në terma afatshkurtra, në kuptimin që partia është përçarë më tepër se kurrë. Basha dhe Berisha po asgjësojnë njeri-tjetrin me akuza që i bën dëm kredibilitetit të partisë.

Është gabim politik sepse bën lojën e kundërshtarët i cili bën qejf duke u tallur me këta në parlament dhe qeveris i qetë. Në terma afatgjata është gabim politik për mënyrën se si u bë.

Unë nuk dua të jetoj në një Shqipëri që të jetë koloni. Dua të jetoj si qytetar në vendin tim, ku kryetarin e opozitës e zgjedh elektorati, shqiptarët dhe jo ambasada amerikane.

Dua që cilido qoftë ai, të votohen të provohen se sa mbështetje kanë nga shqiptarët. Në rast se duhet përjashtuar apo jo kjo nuk mund të merrej se kështu tha guvernatorja Yuri Kim, por duke u konsultuar me të gjithë partinë si ka marrë dy vendime të rëndësishme lënin e parlamentit apo hyrjen në çadër.

Ato kanë qenë më të rëndësishme se ky, por dhe ky është një vendim i rëndësishëm. Në qoftë se duam të jemi një parti autokratike legjitimitetin nuk ta jep elektorati, por ambasadorja është traditë e vjetër, enveriste quaje dhe berishiste po deshe, nuk i emancipon shqiptarët.

Ata duhet të jenë aktorë në ndryshimin e fateve të tyre. Basha nuk i ka futur si aktorë. Në këto dy aspekte janë gabime” – tha Lubonja.

Basha iu përgjigj se në PD ka një kulturë debati dhe se kjo forcë ka një orientim proamerikan.

“Ka disa çështje të tjera në PD nuk janë çështje të mendimit ndryshe, por të identitetit të PD. Kjo jo se kështu më pëlqen mua, apo se më është tekur mua, sepse na konvenon një situatë e tillë. Janë të mishëruara në atë që është Kushtetuta e PD.

Një nga këto përcaktime të PD-së ndër to futet dhe antikomunizmi është orientimi pro perëndimor pro atlantik në krah të BE dhe SHBA-ve. Këtu nuk mund të kemi ndryshime mendimi, bëhet fjalë për identitetin e forcës politike” – tha Basha.

DEBATI BASHA – LUBONJA

Lubonja: Të jesh proamerikan nuk do të thotë të jesh promaerikan në çdo gjë që bëjnë amerikanët. Është me strategji.

Basha: Çështja identitare nuk mund të jenë çështje të një personi.

Lubonja: E përcaktojnë shqiptarët, demokratët.

Basha: Ka një arsye për atë që është vendosur në statut. SHBA-të për herë të parë dhe herë të fundit në Europë u rreshtuan në krah tonë për të përmbysur regjimin komunist. Nuk u rrëzua nga vala e parë popullore. Mund të kujtojmë atë që mund të duket abstrakte për shumë, futja në NATO. Ka një nen që thotë se nuk mund të sulmohet, sepse konsiderohet sulm nga SHBA-ve. Kur flasim për çështje të identitetit është një çështje e vendosur para se të ndodhnin këto ngjarje. Statuti i është nënshtruar disa ndryshimeve, kolonat nuk kanë ndryshuar.

Lubonja: Identiteti amerikan është demokraci, që çdo njëri është i pafajshëm deri sa të shpallet fajtor. Ne Amerikën e duam për ca parime. Historia e Amerikës është shumë e komplikuar, ka mbështetur dhe regjime si Pinoceti, unë dua një lider shqiptar që vë dhe strategjinë dhe balancat. Që të bësh sot opozitë, po nuk qe anti ambasador amerikan nuk bën dot opozitë. Ke detyrim të bësh opozitë dhe ndaj disa qëndrimeve amerikane që për një arsye apo disa të tjera, çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik.



17 Comments

  1. o luboinja je bere edhe ti dhe te gjithe opinionistet 30- vjecar teper te bajatshem .pirdhuni dhe ju majtiste e hipokrito-demokrate

  2. Vetë komentet tregojnë që nuk jeni në gjendje të gjykoni Fatos Lubonjën.

    Vetë komentet tregojnë se sa poshtë jeni ju, jo për të gjykuar atë por edhe për ta kuptuar.
    Lubonja ju shkon nga lart!

  3. I ka ngelur gozhdë në tru Ljubo majtistit që SHBA paska mbështetur diktatorin Pinoçet kundër diktatorit komunist Alende.
    SHBA nën presidentë demokratë e reppublikanë ka qenë gjithmonë kundër diktaturave komuniste apo shteteve terroristë islamikë.
    Kur personazhe të së djathtës ekstreme apo edhe lider të shteteve me sistem diktatorial kanë shkaktuar probleme të thella me popujt e tyre, nga mbështetja kanë kaluar në demaskimin e tyre
    Nuk e ka hallin Ljuboja as për Berishën e as për asnjerin nga krerët e partive shqiptare të pas përmbysjes së sistemit komunist, pasi të gjithë i ka quajtur “banditë”.
    A thua vërtetë është Lubonja një “sovranist” i vendosur, tipar ky i nacionalistëve apo patriotëve ?
    Përkundrazi është një internacionalist i vendosur si të ishte president i internacionales socialiste.
    Lubonja edhe Ramën, mikun e tij të vjetër e bëri armik e “bandit” vetëm kur ai u deklarua si proamerikan.

  4. E vleresoj logjiken e mendimit te Lubonjes, me argumente, jo dogmatike dhe shume origjinale, nuk kopjon ide.
    Keta te gjoret qe e shajne neper komente, as sufllaqe s’kane ngrene aq sa libra mund te kete lexuar Lubonja.
    Po c’ti besh, ky popull nuk e do lirine, i duket luks I tepert, le me te luftoje per te, ndryshe nuk do zgjidhte diktatore ne cdo sistem.

  5. Dhia e zgjebosur me bishtin përpjetë!
    Sovranizëm kërkon Lubonja!?
    Ky na qenka vetëm për vrasësin Sali Berisha,se për faktin që nuk ke ushtri nuk të interesokan sovranitet!?
    Fatosi me arsyetime të Enverit kërkon të shpjegojë kohën e sotme,guxon e pyet nëse është i korruptuar Berisha!?
    Zoti Lubonja ende në burg je? Ende në kodrinat e Spaçit qendron që nuk paske marrë vesh asnjë gjë!?
    Si nuk është i korruptuar!?
    Moralisht si komunist i shtirur demokrat!
    Ekonomikisht me fëmijë milionerë në dollarë !
    Nga ana e sigurisë me anëtarë të familjes individë të UDB!
    Penalisht për një pafundësi vrasjesh!
    Seksualisht për mardhënie seksuale jashtëmartesore me Arjanën ,gruan e Tritan Shehu,dhe Lindën sekretaren e Hemodinamikës… !
    Qytetarisht për gojën e ndyrë prej Llazoreje!
    Edhe nga pikëpamja e kanunit si hjeksi i kushedi sesa vrasjeve…!
    Nga ana e së djathtës si mbrojtës i ligjit leninist 7501 , dhe përçarës i të përndjekurve politikë!
    Nga ana nacionale, kur saherë në Kosovë ngjiste diçka kundër regjimit serb,Saliu shkaktonte trazira në Tiranë!
    Nga ana intelektuale, sepse u mbështet mbi llumin për të përzënë intelektualët nga PD!
    Do më more karabushi i Todit,që rëndove tët atë në hetuesi dhe ishe aq kurvë në burg sa shokët e tu të vuajtjes ju morën dhe ju mbajtën peng ..!
    Maskarai Lubonja qënka bashkuar me maskarain Berisha!??
    Maskarenj të të gjitha vendeve bashkohuni,!

  6. O -BALO-te hengert -Tenja-ate sllogan ose me mire ta shkruaj ate parrulle se sllogan pidhin e kurves tende e merr vesh tiju e kishit dhe e keni -nga Proletare ini kthyer ne Maskarenj-tani jeni bashkuar per te lehur qe mos e kafshoni Berishen .

  7. Per hir te nderit te partise tuaj dhe per te baltosur Berishen mund te dali dhe gruaja jote o Balo dhe te thote me ka perdhunuar Berisha,.

    1. po shko mor kar se ska nevoj te baltosi njeri berishen. berisha i ka ber ne drit te djellit te gjitha zullumet. po ka idjot sylesh si puna jote qe nuk duan ti hapin syt, duan baben. kerojn gjurmet dhe kur kan ujkun para. mjafotn gerdeci per ta cuar ne pidh te semes berishen, leje te tjerat: ARMO, CEZ, Taci-Toci 11 janari, 97 etj etj. dhe se mos me shrkuan tani “ramazoni jot” se sme ha palla as per te. pas berishes radhen e ka ky tjetri, ram-poturja. jan te gjith te felliqur, lere pastaj like floririn dhe bash qullacin me raport.

  8. o lubonje, po a u zgjodh basha me 85% te firmave dhe me pergezimet me te sinqera te saleut? ca tallavaje, ca thiatro.

  9. Gazetaria nuk prodhon vlera të qënsishme siç bëjnë studimet gjithpërfshirës e historisë politike. Lubonja ka komente e analiza të moderuar prej gazetari të mirë, por shpesh analizave te tij u mungon kapaciteti për të edukuar njerëzit me sistemin e tyre të besimit. Ai gabon në gjykimin e tij mbi mjedisin politik shqiptar. Për shumicën dërmuese të shqiptarëve në analizën e tyre historike të politikës amerikane, është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe janë të bindur për mirë, në paradigmën historiko-filozofike, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike.

  10. sa tallava politika shqiptare. keta peshtyn ate qe lepinin, dhe tani lepijn ate qe peshtynin. thjesht burra kurva .

  11. Astrit dhe ju te tjeret qe sulmoni padrejtesisht Lubonjen, ngandonjehere duhet te vini ne pune logjiken dhe te ballafaqoni faktet.
    Amerika eshte vertet perfaqesuese e botes demokratike, po ka shume fakte te tjera qe provojne krejtesisht te kunderten. Dhe nje politikan me bosht dhe i pashantazhueshem, me te drejten e atij qe mbron te verteten nuk I trembet shantazheve te llojit Kim, por e mban presionin duke e ruajtur Partine e tij, keshtu behet me I besueshem per militantet dhe ate pjese te shoqerise qe I ka ardhur ne maje te hundes padrejtesia. Kjo eshte real politika dhe jo brockullat e perrallat me mbeshtetje amerikane qe do perkrahin Bashen te vije ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *