• |
ide | kryesore

Makina përplas të moshuarin në Durrës, niset me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit, mesditën e sotme. Mësohet se një i moshuar është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur paraditen e sotme, në lagjen nr.16 të Durrësit. Nga autoritetet njoftohet se mjeti me drejtues shtetasin I. L., 45 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr.16, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin I. L., 45 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *