• |
ide | kryesore

Nësër mbërrijnë në Shkup trupat e aksidentit tragjik, Rama dërgon nga Tirana 3 ministra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nesër në Shkup do të mbërrijnë trupat e pajetë të 46 viktimatë të aksidentit tragjik që ndodhi me autobusin në Bullgari. Me ketë rast do të ketë një ceremoni funebre të organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, nga Tirana mësohet se do të marrin pjesë tra ministra të kabinetit qeveritar. Sic mëson Lapsi.al është fjala për Elisa Spiropalin, Bledi Çuçin dhe Niko Peleshin. Trupat e viktimave do të mbërrijnë me dy avionë ushtarakë. Pas ngjarjes së rëndë, ku shumica e viktimave ishin shqiptarë, në rrjetet sociale pati reagime të shumta kundër Ramës, për faktin që nuk shpalli një ditë zie sikundër bëri qeveria e Kosovës. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Pasi perdhosi shqiptaret me injorimin e shpalljes dite zie per viktimat e aksidentit te tmerrshem Rama do te laje M… me Sh… duke derguar 3 ministrat e qeverise se turpit ne Shkup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *