• |
ide | kryesore

Si u qëllua kineastja në filmin ‘Rust’, Alec Baldwin i rrëfen të gjitha

-Instant, F1, Paparazzi



Alec Baldwin nuk i mbajti dot lotët teksa përshkroi vrasjen aksidentale të kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij Rust, gjatë një interviste me George Stephanopoulos të ABC. Baldëin zbuloi tmerrin që ndjeu kur mori armën dhe ajo u shkrep.
“Unë mendoj përsëri, mendoj: “Çfarë mund të kisha bërë?”, thotë Baldwin në intervistë.

Ai këmbëngul se ai kurrë nuk e tërhoqi këmbëzën, por tha se dukej se në mënyrë të pashpjegueshme qëllonte vetë.
“Këmbëza nuk u tërhoq, unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha ai, duke u dashur shpesh të ndalonte për të mbledhur veten ose të fshinte lotët.
“Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujtduke e shkrepur, kurrë.”
Nuk dihet ende pse arma ishte e mbushur me një plumb të vërtetë.
“Dikush vendosi një plumb të vërtetë në armë – një plumb që as që supozohej të ishte aty”, tha Baldwin.
U zbulua më herët sot se plumbi që vrau Hutchins, mund të ketë qenë një plumb i bërë vetë. Detektivët po hetojnë nëse Seth Kenney, një veteran 51-vjeçar i Hollivudit, i cili supozohej t’i siguronte filmitplumba fals, por mund të ketë dërguar plumba të ricikluar nga një grup i mëparshëm, sipas një deklarate të paraqitur nga Zyra e Sherifit të Qarkut Sante Fe. . Hetuesit atje vazhdojnë të hetojnë vdekjen e Hutchins dhe nuk kanë ngritur ende ndonjë akuzë penale.

Baldëin e ka bërë private llogarinë e tij në Twitter, pak para transmetimit të intervistës në ABC.
Gjatë intervistës, Baldwin foli me dashuri për Hutchins, duke thënë:
“Ajo ishte dikush që e donin të gjithë ata që punonin me të dhe i pëlqenin të gjithë- dhe e admironin. Edhe tani e kam të vështirë ta besoj, thjesht nuk më duket reale”, tha aktori, duke konfirmuar se kjo është gjëja më e keqe që i ka ndodhur në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *