• |
ide | kryesore

Video/ Biaggi është piloti më i shpejti mbi tokë: 455,737 km/h në rekordin absolut me Voxan Wattman

-Instant, Sport, Video



Max Biaggi vazhdon të thyejë rekorde. Me një shpejtësi prej 455.737 km/h në një Voxan Wattman, piloti 50-vjeçar roman ka vendosur rekordin prestigjioz botëror në klasën “motor elektrikë pjesërisht aerodinamike nën 300 kg”. Wattman përdor të njëjtin motor elektrik Mercedes si ROKiT Venturi Racing Team dhe Mercedes-Benz EQ Formula E Team në kampionatin botëror të Formula E. Në përputhje me rregulloret FIM (Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit), shpejtësia e Voxan Wattman është matur me nisjen fluturimthi në 1 km në drejtime të kundërta, brenda një periudhe prej dy orësh.

Sipas rregullave të Federatës, shpejtësia përfundimtare është mesatarja e dy shpejtësive të regjistruara në këto dy gara. Shpejtësimetri GPS i Wattman regjistroi një shpejtësi maksimale prej 470.257 km/h (292.204 mph). Voxan me stilin e tij të veçantë gri, i dizenjuar nga Sacha Lakic, e dogji kronometrin me një performancë të ethshme.

https://www.youtube.com/watch?v=o0IjCWUokUg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *