• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-deputetit Pashk Ujka, policia mban në komisariat 2 të rinj të dyshuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisarit dy persona të dyshuar për vrasjen e ish deputetit Pashk Ujka mbrëmjen e së hënës. Një prej tyre është 20 vjeçari Kristian Kelmendi. 

Policia ra në gjurmët e tij pas dëshmisë së djalit të Pashk Ujkës. Të riut i janë gjetur edhe mbetje baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo.

Ndërkohë burime për Abc treguan se vrasja e ish-deputetit Pashk Ujka është kryer në një orar kur në parkun ku po shëtiste me bashkëshorten e tij mungonte energjia elektrike. 

Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar dy persona me të zeza që ecnin me shpejtësi. Por grupi hetimor nuk është i sigurt nëse janë autorët e dyshuar apo prej motit me shi nxitonit të shkonin në shtëpi.

Hetimet fillimisht u përqendruan tek e shkuara politike si deputet dhe ish kryetar komune, por deri tani nuk ka asnjë konkrete. Pashk Ujka kishte shumë pak ditë që ishte kthyer nga Italia ku ndodhej për kurim. 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *