• |
ide | kryesore

“18 Dhjetori, pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion”, Basha fton në Kuvendin e tij ata që duan ta shkarkojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lulzim basha



18 Dhjetori, dita e Kuvendit Kombëtar sipas kreut të PD Lulzim Basha do shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion, duke zgjedhur të ardhmen.

“Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më 18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Një ftesë kreu i PD ka për të gjithë ata që kanë firmosur për datën e propozuar nga ish-krryeministri Sali Berisha për të zhvilluar Kuvendin. Basha thotë se ata kanë mundësinë të jenë në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe të shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre.

“Partia Demokratike nuk është e përçarë në qëllimin që ka. Partia Demokratike ka një kundërshtar, që është kundërshtar i shumicës të shqiptarëve. Retorika përçarëse, gjuha linçuese, është ajo që është problem për Partinë Demokratike. Unë jam për një kuvend të bashkimit, jo të përçarjes, të dialogut, jo të linçimit, të pozitivitetit dhe jo të negativitetit, i cili duhet të shënojë edhe një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion që nuk merr fund. Një kthesë që do të thotë që Partia Demokratike të mishërojë shpresat më të mira të njerëzve. Në këtë kuptim, po ju them dhe një herë, që me 18 Dhjetor, kushdo nga ata firmëtarë, që nuk e dimë se sa prej tyre janë delegatë apo jo, se nuk na lejuan që ta mësonim, sepse nuk ishte i interesuar të bënte një proces të rregullt, kanë mundësinë që me 18 Dhjetor të jenë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ta shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre”, deklaron kreu i PD.

Ndarja e rrugëve të Berishës dhe Bashës erdhi pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi i PD me kërkesë të SHBA e cila e shpalli non grata ish kryeministrin. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet në terren përmes “Foltores”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.



7 Comments

  1. Ky eshte gjigant ne llojin e tij . Nese do te besh sikur nje here te vetme nje gje me vlere , atehere jep doreheqjen dhe bashkoju foltores . Keshtu mbron veten tende nga humbja e radhes por edhe se demokratet nuk duhet te humbasin asnje njeri por duhet te behen shume e me shume seç jane ne realitet .

  2. Kuvendi duhet te ish mledhur kur ta kerkuan antaret e keshillit jo tani , o kerriç qe ta dhe urdherin kryehajduti e kryetradhtari shqiptar, dhe ti gjithashtu o plehhh!

  3. Nevojtore te shkoje ky.
    Ska pune ne foltore ky dhe halete si puna e ketije.
    Tamam bqr… i pasherueshem.
    Ky eshte bere si ai gjahtari qe shkonte te shpella e ariut… gjoja se do e vriste…
    Ariu i tha.. ik o derbardhe se po nuk me vrave do te shqep….
    E shqeu ariu 1 here dy here….
    Heren e trete i tha ariu..,
    Ti nuk vjen per gjah a tsss.
    Ti vjen se t’a kenda. ?
    Edhe ky legeni ben si opozitar…
    Dhe u kerrnaq me llozin e ramutit….
    Por c’faje kane shqiptaret qe mbeten pa opozite.

  4. ndaj fotos së Enver Hoxhës me Sali Berishën, është ilustrim i qartë që brenda Partisë Demokratike ekziston enverizmi origjinal i kohës së Enver Hoxhës, ku përballë armikut të gjithë ishin gati të hanin dhe bar e mos të dorëzoheshin.

    Në verë, kur e deklaroi ambasadorja, ne nuk e dinim që armiku ishte Lulzim Basha, por tani që jemi të qartë, deklarata e ambasadores duket si profetike. D.m.th ajo ka qenë më e qartë për enverizmin brenda PD se të tjerët, pasi preku pikërisht nervin kryesor të tyre, atë që prej dje në darkë, berishistët po e demonstrojnë çdo minutë, me sytë nga fotografia e Sali Berishës me Enver Hoxhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *