• |
ide | kryesore

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që mjaftohet duke gënjyer

-Instant, 1, Ide

Ka një aksiomë të mirënjohur që spjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton të bindë, ndërsa i dyti kërkon të ketë të drejtë. Pra e përkthyer më thjeshtë, qëllimi i njeriut të politikës është që ti mbushë mendjen një shumice, qoftë dhe duke përdorur gënjeshtra, ndërsa njeriut të mendimit i intereson vetëm e verteta. 


Pak a shumë ky dyluftim u zhvillua të enjten në mbrëmje, në Top Story, mes Lulzim Bashës dhe Fatos Lubonjës, lidhur me ngjarjet që pasuan vendimin për përjashtimin e Sali Berishës.


Nga ajo që u pa Basha nuk arriti ti jepte përgjigje shteruese asnjërës prej pikpyetjeve që u ngritën.  

Tezat e publicistit dhe shkrimtarit ishin një sintetizim i dilemave që të gjithë shtrojnë për kryedemokratin. E para: Pse ai ndërmori një vendim personal me pretekstin për të ruajtur të bashkuar partinë dhe dështoi duke e përçarë më shumë se kushdo tjetër atë. Përgjigjja që mori ishte qesharake, për të gjithë ata që e shohin realitetin në sy. Basha e mohoi gjurulldinë e shkaktuar në PD.

E dyta, lidhej me një çështje që është shndërruar në kryetemën e debatit publik në radhët e opozitës, atë se deri në ç’pikë i duhet thënë ‘po” pa kushte SHBA-së. Lubonja mbrojti tezën se misioni i një opozitari, sot, në këtë vend, është që ti kundërvihet jo vetëm qeverisë, por diplomatëve amerikanë që në shumë raste janë reshtuar padrejtësisht në mbrojtje të pushtetit. Në princip Basha e pranoi këtë qasje, ai tregoi raste se kur i ka thënë jo ambasadorëve, por u mbrojt me faktin se këtë rrefuzim e ka ndërmarrë kur ka qenë në pikpyetje interesi i shqiptarëve apo demokratëve dhe se s’do ta bënte kurrë për interesa pesonale të tijat apo të Berishës. 

Por alibia e kryedemokratit ishte fare lehtë e demontueshme. Me asimetrinë që treguan ndaj goditjes së korrupsionit të tetë viteve më parë, duke mos thënë asnjë fajlë kundër këtij të sotmit, me kohën menjëherë pas zgjedhjeve kur goditën Berishën, me mënyrën arrogante sesi shantazhuan për përjashtimin e tij, diplomatët amerikanë e shndërruan ‘non grata-n”, nga një problem vetjak, në një çështje të të gjithë shoqërisë dhe mbi të gjitha të opozitës. Por për këtë Basha nuk arriti të jepte përgjigje. Pikpyetja se përse ndonjëherë ka arritur ti thotë jo edhe diplomatëve më të lartë të SHBA-së, ndërsa në shtator u gjunjëzua përpara tyre mbeti sërish enigmë. 

E treta, që ka lidhje me pikpyetjen e mësipërme ka të bëjë me mënyrën se si kryedemokrati e mori atë vendim. Për qasjen prej intelektuali të Lubonjës, është i paperceptueshëm qëndrimi se ti e vlerëson dikë, por duhet ta përjashtosh atë sepse kështu të ka urdhëruar superfuqia. 

Edhe këtu Basha dështoi në përgjigje. Ndonëse shkrimtari dhe publicisti këmbënguli disa herë për të kuptuar logjikën dhe argumentat me të cilat, Ricker apo Yuri Kim e kishin bindur, ai u mjaftua me një përshkrim rutinë për mënyrën se si procedohet deri tek ‘gon grata”. 

Shefi ‘de facto” i PD-së nuk ia doli të shkonte më larg se alibitë bajate dhe propagandistike të mbrojtësve të tij që flasin për partneritetin strategjik të demokratëve me SHBA-në.

Në përfundim, pas afro dy orësh, nuk qe e zorshme të kuptoje se intelektuali e përmbushi misionin e tij në kërkim të së drejtës, ndërsa politikani e humbi synimin për të bindur, qoftë edhe përmes gënjeshtrës. Nga përballja me Fatos Lubonjën, Lulzim Basha doli më i vogël dhe më i palegjitimuar në zgjedhjet që ka bërë. Pas dy orësh live, imazhi i tij u përafrua më tepër me vlerat e veta reale, duke dëshmuar edhe njëherë, se sa të dobishme për publikun janë ato raste të ralla, kur farsa e pyetjeve të gatshme i lë vendin ballafaqimit me të vërtetën. 

©Lapsi.al

53 Comments

  1. Pse, e paska pare njeri Bashen ne studio te Enivasilit ne ToçPenêll???

    Nje deshtak i gjore qe justifikohet me perralla me amerikane!

    Ende po vajtojme ikjen e Ben-ecën-vetë Blushit….

    1. Te ka ngelur ora ne kohe te Berishes o i mbytur ne llum,top story ka vite qe eshte ne news 24 o i mbytur,nxirre koken nga breket e Berishes se qelbe dynjane a i vrare…!

      1. Per patronazhistin tim qe s’e ze gjumi naten pa me thene ku karin ka shkuar TopStory!

        Kur Merua kishte floke, jo vetem i kishte ngelur ora te Berisha(ndryshe nga mua, o karuc), po edhe punonte full-time per te gjetur foto te armiqve plazheve te Frances.

        Sot, Merua(dhe ti si pjelle e tij patronazhiste) ka nxjerre tanket nga stani i qelbur dhe i ka drejtuar kunder Berishes, por ne mbrojtje te Bahses….

        E kupton sa mjerane jeni ju bolsheviket sorrosiane proletare te Kristaqit????

    2. AShtu si gjithe ato pak te tjerat te ketyre diteve te fundit, edhe e djeshmja ishte nje paraqitje per te te ardhur keq e zotit Basha.
      Kjo nxjerr ne duke nje ane vecanerisht tipike vec per te : impotencen si politikan. Gjate ketyre 30 viteve asnje lider i dy partive te medha, madje edhe ndoca te tjerave me te vogla, nuk ka percuar kaq mosbesim ne vetvete si zoti Basha. Keshtu, do ta kete shume te veshtire, ne mos te pamundur qe te udheheqe partizen e tij te re, pas riformatimit te Partise Demokratike.
      Them partizen e tij te re, sepse ky eshte qellimi i zotit Basha. E gjithe sjellja e tij gjate kesaj kohe, logjikisht, tradheton kete qellim.
      Kisha dyshime edhe me pare, por u binda kur e degjova live ne Parlament te fliste kunder oligarkeve ( kjo retorike ndaj oligarkeve me duket nje idiotesi origjinale e zotit Basha, se pse eshte apolitike qe nje i djathte, aq me shume ne nje vend te vogel si i yni, qe per shkak te vogelsise, i rri shume ngushte oligarkise) , te sajonte aty per aty kundershtaret e tij politike me te ashtuquajturin “Trekendesh te Bermudes “.
      Basha kunder Berisha-Rama-Meta. I riu Basha kunder te vjeterve te korruptuar, llumit te tranzicionit. Politika e re kunder politikes se vjeter!
      Pa prit pak, me duket se e kemi degjuar kete edhe me pare… po e kemi degjuar: eshte fjale per fjale ajo cka thoshte, kur ishte ne opozite, Edi Rama dora vete!
      Edi Rama, ne demagogjine e tij, ishte origjinal qofte edhe per retoriken e ndryshme nga politikanet e tjere asokohe. Natyrisht qe ishte nje mashtrim i madh, cka u provua katerciperisht keto 8 vite qeverisjeje mizerabel; madje u katandis ne nje vjetersire te tille, njemijehere me e vjeter se e vjetra politike 30 vjecare qe akuzonte.
      Tani na del zoti Basha, me te njejten retorike kunder politikes se vjeter…! Kur them qe zoti Basha imiton zotin Rama, nuk duhet marre ne kuptim e pare te fjales, por ne kuptimin e qellimit qe ka, e rruges qe ndjek per ta realizuar ate, e mungeses se ideve qe do ta motivonin dhe parimeve per t’i zbatuar ato.
      Ndonje politolog, me vone, nese do te bente nje kategorizim te politikaneve te tranzicionit, Bashen dhe Ramen do t’i fuste patjeter ne te njejten kategori; me ndryshimin, qe zoti Basha qofte edhe per kronologji do te etiketohej si nje imitues i Edi Rames.

    3. Bushati e cilëson kolegun e tij Lubonja, si një “intelektual në kërkim të së vërtetës”
      Ndonëse kam gjetur shpesh tek Bushati, por edhe tek Lubonja analiza realiste që i afrohen të së vërtetave, fakti se që të dy i ndryshojnë qëndrimet, herë si antiberishistë të betuar e herë si mbrojtës të tij, në varësi me marëdhëniet me SHBA, ky paragjykim sikur e pengon cilindo intelektual që të kërkojë të vërtetën.
      Kan qenë që në fillim vitet 90 një simpatizues i doktor Berishës, por me thën të vërtetën , ndonëse i kam ndjekur të gjitha të ashtuquajtura “foltore” të tij, ndonëse e quaj të drejtë reagimin ndaj akuzave të pafaktuara për korrupsion nga sekretari amerikan i shtetit, z. Blinken, jam befasuar me akuzat e trillimet alla Taulant Balla që po i bën për Bashën.
      Nëse Berisha është shquar për energji pozitive në krijimin e të parës parti të djathtë në opozitë me ish Partinë e Punës, me foltoret ai po shquhet për energji negative të ngjashme me ato të Ramës, për të denugruar me pa të drejtë Bashën.
      Të nos harojmë se në opinionin e përgjithshëm publik për prurjet e rej në PD në vitin 2005, ku kjo parti fitoi edhe zgjedhjet, politikani i ri më i suksesshëm që drejtoi tre dikastere e që në zgjedhjet për kryetar bashkie që mundi Ramën, ka qenë Basha.
      Fakt është gjithashtu që publikisht Berisha deri në 9 shtator të këtij viti, i ka dalë gjithmonë në mbështetje atij.
      Fakt është që Basha, ndonëse po sulmohet padrejtësisht edhe me akuzat qesharake të Taulantit e të Ramës, nuk i ka përmendur kurrë Berishës akuzat e propogandës socialiste ndaj tij, që nga piramidat, e deri në humbjen e zgjedhjeve të 2013, por i përmend atij “të vetmen dosje”, non gratan nga SHBA.

      1. “Kan qenë që në fillim vitet 90 një simpatizues i doktor Berishës, por me thën të vërtetën , ndonëse i kam ndjekur të gjitha të ashtuquajtura “foltore” të tij, ndonëse e quaj të drejtë reagimin ndaj akuzave të pafaktuara për korrupsion nga sekretari amerikan i shtetit, z. Blinken, jam befasuar me akuzat e trillimet alla Taulant Balla që po i bën për Bashën”

        Ke shkruar paragrafin e mësipërm që në një farë mënyre zbërthen qëndrimin tënd.
        Akuzat janë akuza dhe nuk ka pse fshihen.

        Trego një trillim të Berishës dhe ke të drejtë nqs paska trilluar.

        1. Ore qen e bir qeni Po çfar gjen në ato rrjeshta të komentit tim që i paske riprodhuar, “neokomunizmin” tim ?
          A ka trillim më të ndyrë e në të njëjtën kohë më idiot se akuza që më bën për “neokomunizëm “?
          Kam thënë ate që mendoj e që i përgjigjet realitetit.
          Berishën e kam respektuar se ndonëse ka qenë komunist antar i PPSH për 20 vite, ndryshoi bindjet e tij dhe u bë i djathtë pra u kthye në bindjet e mia e të babait tim që hëngri burg 5 vite, i spiunuar se kishte dëgjuar Zërin e Amerikës.
          Përse nuk i pat deklaruar publikisht Berisha ato “kritika” që pretendon sot se ja ka bërë Bashës, e që Basha i ka përgënjeshtruar si trillime ?
          Deri në 9 shtator kur Basha doli me deklaratën për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, duke e shoqëruar këtë vendim me vlerësime të larta për te si lider historik i PD, Berishën e kemi dëgjuar që vetëm të mbështesë Bashën për gjithshka, deri edhe në rizgjedhjen për herë të tretë si kryetar i PD.
          Pra si ka mundësi që Basha për 16 vite rrjesht, ishte më i preferuari i Berishës në PD, e mbrenda një dite na u bë më i ligu i kësaj partie , vetëm se respektoi jo vetëm kërkesën këmbëngukëse të SHBA, por edhe të vet Berishës që pat deklaruar se kjo ështtë çështje personale që do ta zgjidh vetë e nuk dua në asnjë mënyrë që të obligohet PD me këtë çëshjte?
          A mund të më thuash se sa akuza ja kanë drejtuar Berishës komunistët që në daljen e tij publike në lëvitjen demokratike.
          E çfarë nuk e patën akuzuar, .
          Tradhltar i PPSH, fashist, komunist, spiun i sigurimit, agjent i UDB, thyes i embargos së naftës për Serbinë, vrasës i 26 vetave në Gërdec e 4 të tjerëve në 11 shtator, puçist që mori pushtet.
          Hajdut të votave në 1996 e hajdut të parave të pramidave në 97.
          Ështe abuzuar vazhdimisht me akuzën se vrasja e Azem Hajdarit, ka qenë e kurdisur nga Berisha.
          A nuk është akuzuar si puçist Berisha për pushtimin nga protestuesit në varimin e Azemit kur komunistët ja mbathën nga kryeministria e mnistritë e tjera ?
          Unë “neokomunisti” sipas mëndjes tënde idiote, nuk ju kam besuar kurrë këtyre trillimeve e kam vite që i kam denoncuar si të tilla.
          Përse ?
          Spse janë gënjeshtra të ndyra komunistësh.
          Komunistët i gjykojnë ngjarjet sipas kutit të Enver Hoxhës e duan që përplasjen e Berishës me Bashën ta trajtojnë si përplasjen e Enverit me Mehmetin.
          Për gati 40 vite ata përqafoheshin me njeri tjetrin edhe familjarisht e mbrenda një dite krimineli Enver e shpalli shokun e tij kriminel, Mehmetin, si poliagjenti e armiku më i madh i Shqipërisë.
          A ke dëgjuar o idiot që Basha të përsërisë akuzat e komunistëve të tipit Balla kundër Berishës, që përmenda më sipër ?
          Asnjë akuzë e tillë e ndonëse është sulmuar egërsisht nga foltoret e Berishës me po akuzat e Taulant Ballës, ka përmendur vetëm kërkesën e DASH për largimin e tij nga parlamenti që ai e ndryshoi duke e pezulluar përkohësisht, deri sa të zgjidhet problemi në rrugë gjyqësore.

          1. I nderuar antikomunist, por që nxehesh e shan si komunist!
            1-Vdekje neokomunistëve është emri im si komentues dhe nuk ka lidhje me komentin tënd, pse të dogji kaq shumë!!!!
            2- Nuk të fyeva në replikën që të bëra.
            3- Nga komenti yt nxora me copy-paste çfarë kishe shkruar ti dhe të kërkova të thuash një rast që Berisha ka trilluar si taulant palla për Bashën.
            4 Jepe një rast trillimi dhe po ti pranoj të gjitha sharjet e ofendimet tipike komuniste.

  2. Bushat,e kam thene edhe ne te shkuaren qe ti punon nen rrogoz kundra te djathtes dhe me te drejte,pasi je nipi i njerit prej njerezve me te fuqishem te atij sistemi,gjithashtu edhe Lubonja ka pikpamje te theksuara marksist-leniniste,keshtuqe e gjithe analiza jote per te çuar uje ne mullirin e komunistit te fundit eshte nul dhe eshte turp dhe ofendim per popullin Shqiptar qe te merremi akoma me Berishen,i cili gjeti ate qe kerkoi dhe e mbylli me turp karrieren e tij politike…

    1. Vdeksh ti e gjithë soji si ti mut pa dinjitet.

      O kokëtrashë, po ta kesh lexuar Bushatin, ai është ndër analistët e majtë, më të ndershëm e më me integritet në Shqipëri.

      Por në radhë të parë për Bushatin vjen ndershmëria përballë njerëzve, profesionit dhe atdhetarit të mirë që nuk i shet për asnjë çmimi këto vlera kaq të ralla ndër analistët dhe gazetarët e sotëm në Shqipëri.

    2. Meqë redaksia e Lapsit, nuk më ka dhënë mundësinë e përgjigjes për komentuesin me “nik namet” kriminale “vdekje antikomunistëve” duke më komentuar mua, apo replikëm me “emrin” “vdekshin idiotët”, po shfaq kundërshtimin tim edhe poshtë këtij komenti që e cilësoj “idiot” me “autor” , “vdekje komunistit të fundit Sali Berisha”.
      E para e punës, cilido që kërkon vdekjen e dikujt për mendimin ndryshe, nuk mund të ketë bindje demokratike të pastra normale, pasi me parulla të tilla kriminale dalin vetëm “revolucionarët komunistë”.
      Që të shprehësh mendimin tënd të lirë, e dikush të dalë e të kërcënojë me vdekje, është e pakët ta quash idiot, sepse në fakt ky është një krim i hapur i shprehur në publik.
      E pra ky është një akt kriminal e jo thjeshtë një idiotësi e është fakt se me dhunë e vrasje kriminale janë komunistët ata që masakruan me mijra shqiptarë që mendonin ndryshe.
      E kam quajtur një trillim idiot të Taulant Ballës akuzën për Bashën në çështjen “Muzin”, sepse llogjika e thjeshtë ta thotë se është një akuzë idiote, që një antikomunist e kryetar i një partie të djathtë si Basha, të akuzohet se me “paratë e Putinit” apo të Rusisë, paska përfituar që të lobojë tek presidenti republikan konservator , antikomunist Donald Trump.
      Është e faktuar që në aferën e Ramës për të takuar Obamën në rrugë të paligjëshme, janë zhvilluar dy gjyqe në SHBA ku janë ndëshkuar dy persona, një shqiptaro-amerikan që i dha Ramës lejen e hyrjes së bashkëshortes së tij për të hyrë në institucionin e presidencës, e një greko-amerikan që ishte përzjerë me punë parashë për këtë.
      Asnjë gjykatë amerikane nuk e pati thirrur Ramën për këtë e po kështu nuk ka asnjë fakt se Basha është hetuar apo dënuar nga ndonjë gjykatë amerikane për çështjen Muzin.
      Në rastin e akuzës për Bashën, janë dy trillime flagrante.
      E para është idiote të pretendosh se me lobimin për të takuar presidentin Trump, Basha paskej pasur “mbështetjen” e Rusisë.
      Fakti se kjo akuzë qesharake u formuluar nga revista e njohur amerikane si tribunë e propogandës komuniste, revista Mother Jons, ishte pjesë e propogandës majtiste për ta denigruar presidentin Trump, duke e akuzuar si “mik të Putinit”.
      Rama e Balla shfrytëzuan këtë mashtrim propogandistik të revistës komuniste amerikane, për ta përgojuar Bashën.
      Po si është e mundur që pikërisht themelusi i partisë së djathtë shqiptare, Partisë demokratike, ta shfrytëzojë këtë trillim qesharak të komunistëve, për ta sulmuar Bashën.
      Kam rënditur në replikën time me dhjetra e dhjetra akuza që i kanë bërë komunistët e neokomunistët Berishës gjatë gjithë karrierës së tij politike, dhe i kam cilësuar me bindje si trillime.
      Kam parë se edhe z. Basha, megjithëse i sulmuar egërsisht, nuk ja ka përmendur asnjëherë këto trillime të komunistëve kundër Berishës, për ti përdorur si akuza.

      Që në Shqipëri medemek na qenkan bërë në retorikë të gjithë antikomunistë, edhe ish oficerët e sigurimit , e bile edhe bijtë e bllokmenëve, kjo është tragjikomedia më e madhe e tranzicionit, ama kur lexoj këtu thirrje të tilla kriminale si “vdekje komunistit të fundit Sali Berisha”, qofsha i gabuar por kam bindjen se këto thirrje të dhunëshme mund të dalin vetëm nga mendësi kriminale komunistësh.

      Është një gjë e ditur se krimineli apo qoftë edhe hajduti i xhepave, për të humbur gjurmët e krimit të tij, thërret “kapeni hajdutin”

      1. Nuk ka nikname “vdekje antikomunistëve”. por “vdekje neokomunistëve”, ndëro syzet, ose ble të reja.

        Të dy nik-name kanë kuptim sepse janë dy tipe sociale jo vetëm të padobishëm, por edhe të rezikshëm për njerëzit normalë, që i gëzohen djersës së vet dhe jo sufllaqeve të pushtetit të radhës,
        Ti që hiqesh si i moralshëm lexoje edhe njëherë se çfarë fjalësh ke përdorur në replikën që më ke bërë, më ke quajtur “Idiot” disa herë, por nuk të zemërohem se ti aq di aq shkruan.

        Ama pavarësisht se ishe i djathtë se kishe dëgjuar baba zërin e Amerikës, Dr Berishës ia numrove tëk e tëk e tëk të gjitha akuzat, (një pjesë janë pjesërisht të vërteta), që i kanë sajuar ia kanë numruar duke mashtruar, këlyshët e komunistëve duke mashtruar idiotët, që vdekshin ishalla, e duke bërë që neokomunistët parrazitë të vijnë në progresion gjeometrik.

        Botën e shkatëroi komunizmi, nqs vazhdon dhe nuk zhduket fara e komunistëve, pra neokomunistët, botës së shpejti do ti vijë fundi.

        1. Ja po e mar si të vërtetë qe edhe ti na qenke me bindjet e mija antikomuniste .
          Thua vërtetë se nuk e ke kuptuar që ishte një lapsus që në vend të neokomunizëm kam shkruajtur antikomunizëm ?
          Thelbi i asaj për të cilën kam shkruar, është se në qendër të një demokrati është respektimi i fjalës së lirë nëpërmjet debatit e jo me kërcënimin me vdekje.
          Në bindjet e mija për modelin e demokracisë, urrejtja kllasore e tipit komunist që çdo gjë e zgjidhte me dhune e vrasje, është tërësisht e pa pranueshme.
          Që jam me bindje demikratike e antikomunist, kjo nuk do të thotë që të jem edhe nazist që në mendësinë e tyre kishin vrasjen e komunistëve e idiotëve.
          Është fakt se në këto 30 vite pas përmbysjes së diktaturës enveriste, nuk kemi dëgjuar asnjë rast që ndonjë nga ne familjet e persekutuara prej tyre, të shkojë e të vrasë ndonjë enverist apo sigurims.
          Kemi kërkuar me këmbëngulje arrestimin e tyre, hetimin e krimeve e ndëshkimin nga drejtësia e jo ti vrasim me atentate siç kanë bërë e bëjnë komunistët e mafia e drogës që bashkëpunon me ta.
          Unë jam njëlloj kundër si ndaj komunizmit që parim të tij ka marjen e pushtetit me dhunë, revolucion, edhe kundër cilitdo që ka mendësinë e vrasjes së mendimit të kundërt apo të njeriut që mbart ate.
          Është besoj fare e kjartë kjo që po shkruaj e nëse përsëri nuk e kupton, do të thotë se je dopio idiot.

          1. “Është besoj fare e kjartë kjo që po shkruaj e nëse përsëri nuk e kupton, do të thotë se je dopio idiot.” -fjalia jote e fundit që në fakt është identifikuese.

            Mund të jem edhe dopio idiot!
            Por ata që mund tl lexojnë replikat tona nuk besoj se dallojnë ndonjë ndryshim më cilësor te komentet tua, më e pakta u dukemi njëlloj!

          2. “Unë jam njëlloj kundër si ndaj komunizmit që parim të tij ka marjen e pushtetit me dhunë, revolucion, edhe kundër cilitdo që ka mendësinë e vrasjes së mendimit të kundërt apo të njeriut që mbart ate.” shkruan në replikë.

            Në fakt ndryshe nga sa shkruan në këtë fjali moraliste, replikën e parë e nis me:” Ore qen e bir qeni Po çfar gjen në ato rrjeshta të komentit tim që i paske riprodhuar, “neokomunizmin” tim ?” – pra ti zoti antikomunist që në fjalinë e parë të replikës ndaj meje e nis me sharje dhe kërcënim.
            Nuk më vjen aspak keq se po të shohësh komentet në këtë portal, sidomos ato në mbështetje të qeverisë, komenti yt hyn te ato të nivelit mesatar, dhe nik=name im “vdekshin neokomunistët dhe idiotët” nuk të përfshin ty, rri i qetë, leri të tjerët ti dalin zot vetes nga “kërcënimet” e mia.

  3. Dhe sipas ketij komentuesit te ores 15:55 h, ky antikomunisti I flakte na qenka Lulzim Basha…
    Asgje s’paske kuptuar nga artikulli or plak, po s’keni faj keni alergji nga e verteta.

  4. YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDHE FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE SHKON E MASTUBON NE ZYRE TE EXI RAMES ME FRROK CUPIN DHE BLEDI MANEN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH BLEDI MANES FRROK CUPIT DHE BATON HAXHIUT

  5. Pse po vazhdonte të mbahej në Bllok Saliu, një dhëndër serb? Pse nuk po shpallej edhe ky ‘armik i futur nga shërbimi sekret serb’, siç ishin shpallur të tjerë më parë? Nga cila anë ishte drejtimi i ‘oksigjenit’ për Berishën?, Oksigjeni vinte nga shërbimi sekret serb ku kishin shërbyer familjarët e Berishës drejt Bllokut? Apo nga blloku i Tiranës drejt Beogradit? Apo Liljana dhe djemtë e Tropojës në Tiranë kishin aq shumë fuqi sa të bënin zëro një histori të tërë të PPSH me ‘spiunët e UDB’? Si u vu ky njeri në krye të Partisë Demokratike?

  6. Edhe ne na plasi kari
    Se na cat trapin 24 ore me kte teme idiote
    Shihni verdalle se jeta eshte edhe e bukur po te dish o popull gomar

  7. YMER GELBAZA KELLIRES I JANE MBUSHUR KOQET ME MUT DHE QIME NGA BYTHA R FRROK CUPIT thotë:

    YMER IK FUTJA LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES SE DOKTORI NUK TE PJERDH NE SURRAT SI EDI RAMA SE DOKTORI KA KULTURE EDHE KUR PJERDH

  8. Po Saliu tani u kujtua qe Lul Gjerqina qeka nul?
    Saliku vete e zgjodhi dhe hodhi te gjithe garden ne plehra.
    Keto diskutime jane koti fare.
    Sali hajduti mbron mafiozin Basha,pastaj Sali patrioti shan Lul Gjerqinen se paska humb zgjedhjet.
    Fajin e ka USA prandaj jemi dhe NE intelektualet e haleve qe ta bejme Shqiperine ne memevete dhe te pavarur.

    1. Meqë kujton se e “dërmove” armikun duke ja gjymtuar emrin , (Sali hajduri e Lul Gjerqin), po të kthehem edhe unë jo me emrin që ke paraqitur. blushi, por po të quaj karabushi.
      A mos na qenka antikomunist e anti mafia Tao Palla e na qenka komunist e mafioz Basha ?
      Po të jap një këshillë të thjeshtë për të vlerësuar portretin e cilitdo duke e krahasuar me një tjetër.
      Veri përballë portret thjeshtë fizike të Bashës me ate të TaoTaos.
      Krahaso qoftë edhe nga forma e jashtme e kokës së Taos, një kokë katërqoshelie si njeriu i Neandertalit, me kokën e njeriut normal të Bashës.
      Krahaso fytyrën e Taos që edhe pa folur e pa e njohur, të jep përshtypjen e mafiozit.
      Krahasoje me fytyrën e pastër e të qetë të Bashës.
      Krahaso buzqeshjen e natyrëshme njerëzore të Bashës, e shih skërmitjet si prej vampiri të Taos.
      Nuk dua që ti përgjithësoj e paragjykoj si njerëz të ligj të gjithë njerëzit që janë të shëmtuar, pasi kam njohur si femra edhe meshkuj që ndonëse janë të shëmtuar, kanë një zemër të madhe njerëzore e intelekt të shquar.
      Por ama kur portretit fizik të shëmtuar, i bashkëngjiten edhe faktet e përzjerjes me mafien e botën e krimit, atëhere edhe portreti fizik të duket akoma më i neveritshëm.
      Ti more karabush, pa na treguar qoftë edhe një fakt të vetëm, e cilëson Bashën “mafioz”.
      Jo më që për të nuk ka asnjë fakt që të ketë kryer veprime mafioze, por nuk ka asnjë fakt që ai të jetë shoqëruar nga ndonjë mafioz e lere më që të ketë mbrojtur njerëz të krimit e të mafies.
      Përkundrazi, ishte Basha duke qenë në opozitë që këmbënguli për dekriminalizimin e politikës, e ligji i formuluar prej tij, nxorri në shesh vetëm deputetë e kryetarë bashkie të PS e LSI si të korruptuar e me të kaluar kriminale.
      Nëse do të ishte Basha mafioz, a do të guxonte sot që të kërkonte që të bëhej vetingu i politikanëve të lartë duke kërkuar që i pari i kontrolluar të ishte ai vetë ?

  9. Perfundimisht bijt dhe niperit e eterve dhe gjysheve te tyre po shfaqen hapur si konsomolos kamikaze ne mbrojtje te Komunistit te fundit Sali Berisha caktuar nga Ramiz Alia per te sabotuar dhe vrare qe ne djep PD dhe te djathten shqiptare. Nje e djathte pa ish komuniste apo dishepuj te tyre i tmerron mbeturinar e gjalla te udheheqesve dhe krimineleve te Partise se Punes. Injorojini se ne te verteteata mbrojne patine meme PS dhe Edi Ramen.

  10. Estrada vazhdon…….

    Lubonja, nje i pashkolle konsiderohet intelektual.
    Zari Saliut qe erdhi ne krye te PD se ishte shoku Argites quhet politikan.

    1. O idiot nuk të bën shkolla intelektual, por të qënët individ që shpreh mendimet e tua e jo të turmës, apo të opinionuistëve.

      1. Mongoloidet shprehin pothuajse gjithmone mendimet e veta. Ne fakt duhet shume pune e specializuar per ti bere mongoloidet sociale. Ti duhet te jesh nji nga ata qe e ka kromozonin X dyshas.

        1. Ç’lidhje ka termi mongoloid me thelbin e replikës!!!!

          Ti je ndonjë racë “Sociale” më e zgjuar?
          Sociale janë të gjithë qeniet e gjalla që janë të humbur pa turmën, ndërsa intelektuali nuk e rruan se çfarë mendon turma “Sociale”, injorante.

  11. Kur shantazhohen nga greku e serbi per ti dhuruar det e toke ne dem te interesave kombetare mos fol me per shantazhet e amerikaneve qe jane nona e ketyre puneve. Te huajt duan gjithenje lidera te kapur dhe korruptuar dhe jo burra shteti sovran. Ne shqiperi nuk lodhen shume per ta arritur interesat e tyre pasi jemi nje shoqeri e tredhur qe prodhojme burracakë.

  12. ndaj fotos së Enver Hoxhës me Sali Berishën, është ilustrim i qartë që brenda Partisë Demokratike ekziston enverizmi origjinal i kohës së Enver Hoxhës, ku përballë armikut të gjithë ishin gati të hanin dhe bar e mos të dorëzoheshin.

    Në verë, kur e deklaroi ambasadorja, ne nuk e dinim që armiku ishte Lulzim Basha, por tani që jemi të qartë, deklarata e ambasadores duket si profetike. D.m.th ajo ka qenë më e qartë për enverizmin brenda PD se të tjerët, pasi preku pikërisht nervin kryesor të tyre, atë që prej dje në darkë, berishistët po e demonstrojnë çdo minutë, me sytë nga fotografia e Sali Berishës me Enver Hoxhën.Shpellkare te salihut qe vazhdoni ti hani mutin ketij krimineli sikur hani mjalt

  13. Një gjë po kjartësohet gjithnjë e më shumë nga kjo përplasje mbrenda Partisë demokratike.
    Të interesuar për ti dalë në mbrojtje Berishës në sulmet e tij me trillime e gënjeshtra ndaj Bashës, vërej se janë mediat më të fuqishme të kapura prej Ramës , si dhe analistët majtisë të cilët akoma e konsiderojnë SHBA si armikun e tyre e që ndonëse nuk e thonë hapur, e konsiderojnë si “imperializmi amerikan”.
    Padyshim që Ramës nuk i intereson edhe mbështetja e SHBA për Bashën por duke i fryrë zjarit të Berishës, e duke e ditur se ai tashmë është një kartë e djegur për SHBA, strategjia e tij është që opozita e djathtë të shkatërohet pëotësisht pas përçarjes.
    A do tja arrijë kësaj ?
    Nuk besoj kursesi ndonëse e shoh që po fluturon nga gëzimi e del në foto me peshq të mëdhej që i paska kapur ai.
    Lavdi zotit, çdo e keqe ka një fillim , një kulminacion e një fund.
    Djallëzia e fundit diabolike me intriga satanike për të përçarë e shkatëruar Partinë demokratike, do ti vijë si bunmerang, (shqip si kopaçe kokës)
    Kam bindjen se elektorati opozitar, pasi të kalojë kjo shernajë e gatuar me ligësi prej tij, gjithë sherrin mbrenda vetes do ta shkarkojë tek ai si strumbullar i gjithë të këqijave të këtij 10 vjeçari të fundit të tranzicionit.

  14. “E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë… Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre”.vazhdo ha mut o shpellkar I salihut

    1. Mjafton fakti se ti o rrugaç gojë shthurrur, në çdo “koment” përdor gjuhë të ndyrë me organet e jashtëqitjes në gojë, për të kuptuar se je pjesa më fundërinë e shoqërisë shqiptare.

  15. E vërteta ideale që ne kërkojmë në politikanët tanë sot është humbje kohe, në fakt ne duhet ta kërkojmë idealen te vetja jonë,e pasi ta gjejmë, të përpiqemi të edukojmë njerëzit me të cilët bashkëjetojmë, mbi mjedisin politik që kemi.

  16. Fatos Skeja është gjithashtu protagonist i lëvizjeve në prapaskenë të Sali Berishës pas vrasjeve të 21 Janarit 2011. Skeja ishte pjesë e Gardës së Republikës. Ai u akuzua publikisht nga familja e Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar 2011, se u kishte ofruar para dhe “fotografinë e vrasësit të Hekuranit” në këmbim të pranimit të Sali Berishës në ngushëllim në shtëpi.

  17. Berisha o ju që shkruani kundër tij ,Lubonjës e Bushatit nuk ka shumë nevojë për mbështetje të individëve me emër që sidoqoftë kanë rol.Por ajo ndihmë që ju e konsideroni është thjesht e vërteta që juve ju djeg.E vërteta është që Berisha është lider që e duan në Pd dhe me gabimet e tij sepse mbi të gjitha është korrekt e i ndershëm.Ky është dhe fakti që Lubonja e Bushati shprehen. Dhe kot kapeni me historitë e kohës së diktaturës sepse asnjë su beson!!

  18. Qytetari digital” ishte një mënyrë për të legjitimuar thashethemet dhe denoncimet anonime si të vërteta dhe për t’i kthyer në kapital politik.

    Pasi u denoncua vetë dhe familjarisht si hajduti më i madh i Shqipërisë dhe minues i demokracisë, atëhere “Qytetari digital” u zëvendësua me “Foltoren”, e cila është një “Qytetar digital” lëvizës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, kundër SHBA.

  19. ti thuash Dr filoserb kur kryeqelbesira java gjashte dhe ai shtate shkon e falet ne Beograd edhe ti more merda gelbaze nuk e beson

  20. QKA NXJERR NGA BYTHA SALI BERISHA NXJERR NGA GOJA YMER GELBAZA KELLIRA DMTH ERE MUTI QELBESIRE FARE thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT SE ESHTE DUKE TE PRITUR PA RROBA FARE

  21. Përpos entuziazmit që shfaqja e Sali Berishës në skenë ka eksituar tek idhtarët e tij, nuk po vihet re elefanti i madh, i ulur këmbëkryq në PD. Elefanti e ka të shkruar me gërma gjigande – DUHET REFORMË. Të gjithë i kalojnë afër, poshtë, anash elefantit, se po ju nxë frymën, por për ta parë nuk e sheh askush aty brënda.

    Reformë do të thotë ndryshim. Të gjithë ne që e kemi njohur PDnë nga jashtë që në vitin kur u krijua e deri në sot, e kemi njohur si parti të Sali Berishës. Në 2013ën kur dha dorëheqjen, shpresuam që PD do reformohet me njerëz të rinj, ide të reja, vizion ndryshe për të ardhmen. Çfarë ndodhi ishte e kundërta. Lulëzim Basha u vu në krye të PDsë nominalisht dhe për 8 vite me rradhë Edi Rama na tha ne, elektorit gri, që PDnë e drejtonte realisht Sali Berisha. Me këtë mesazh drejtuar publikut, Edi Rama fitoi të gjitha zgjedhjet dhe do jetë në pushtet deri në 2025.

    Përgjigja e PDsë ndaj kësaj mesa duket është konfirmimi që Rama kishte të drejte. Ndërsa PD eksiton idhtarët e saj me kthimin e heroit 78 vjeçar (të larguar me votë masive nga Shqiptarët kur ishte vetë në pushtet), elektorati Shqiptar distancohet çdo ditë e më shumë nga PDja dhe po pret me bezdi supreme avazin e sternjohur të liderit të ‘ri’ të PDsë nëpër sheshet tona. E ndërsa shoh këtë komedi që po luhet, më në fund po kuptoj fjalën e urtë të popullit tone të vjetër – budallëku nuk ka brirë’.

  22. “Luli e Izeti, dëshmitarë kyç të krimeve të Saliut”, poeti e thotë me vargje: “Janë dy nga njerëzit më të afërt, Drejtësia e re i ka të hapura petët e lakrorit”

  23. Në vlerësimet e politikanëve, duhet bërë dallimi midis gabimeve dhe fajeve.
    Nuk ka në botë asnjë njeri të pagabueshëm e po ashtu kjo vlen edhe për politikanët.
    Gabimi kur kuptohet me kohë, edhe mund të përmirësohet, ama krimi, faji duhet medoemos të ndëshkohet.
    Njëkohëisht , edhe për fajet apo edhe krimin flagrant, nuk duhet të shkojmë me hakmarjen primitive të vrasjes.
    Ne shqiptarët si politikën më të freskët kriminale, kemi akoma krimet e diktaturës enveriste, për faktin e thjeshtë se ato nuk u ndëshkuan asnjëherë nga drejtësia..
    Janë atavizma të psikollogjisë komuniste edhe thirrjet e disa “demokratëve” primitivë që kërkojnë vdekjen e komunistëve, neokomunistëve e deri të “idiotëve” vetëm për mendimin ndryshe.
    Nuk është e rastit që Rama, i ardhur nga një ambient familjar komunist, ndonëse në fillim vitet 90 doli me thirrjet për vrasjen e komunistëve, sot drejton ish partinë e punës.
    Ndërkaq , në historinë moderne, asnjëhere e djathta demokratike nuk ka synuar të marë e të mbajë pushtetin me revolucione të dhunëshme e kërcënimin me vdekje për kundërshtarët politikë por vetëm me progresin ekonomik e rritjen e mirqenies e nivelit kulturor..
    Cila ka ngelur si simbolikë e shembull i përmbysjes së perandorisë komuniste eurolindore ?
    Nuk pati asnjë lëvizje të dhunëshme me vrasje e viktima masive por me demostrata paqësore e simbolikë e kësaj përmbysje ka ngelur, prishja e Murit të Berlinit, që e nddante jGermanin ë në dy sisteme të ndryshme, në ate demokratik pluralist e në diktaturë moniste komuniste.

  24. nuk kthehet më Berisha kjo është versioni i genjeshtrës së tretë historike të PD. E para ishte, në nisje të tranzicionit, se Berisha ishte demokrat dhe solli demokracinë në Shqipëri. Gënjeshtra e dytë qe ajo e hedhur në vitin 2005 se Berisha “ka ndryshuar” se nuk ishte më ai autokrati që i bëri gjëmën Shqipërisë në vitin ‘97. Janë dy gënjeshtra që i kanë kushtuar shumë Shqipërisë. E treta gënjeshtër është kjo e sotmja, se gjoja Berisha ka ikur dhe nuk e drejton më PD dhe se nuk vjen më në pushtet.

    1. Edhe më idioti e di që jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë Europën lindore në fund vitet 80 të shekullit të kaluar, nga diferenca e lartë në ekonomi, kulturë e mirqenje e perëndimit krahasuar me perandorinë komuniste, i shtye popujt e kësaj perandorie që ti bashkoheshin sistemit demokratik kapitalist të tregut të lirë.
      Është e padiskutueshme dhe e matur me shifra konkrete se për një kohë relativisht të shkurtër pas përmbysjes së diktaturës enveriste, ekonomia ka bërë hapa të mëdha e niveli i jetesës u ngrit.
      Këtë ndryshimi të madh. më shumë se shqiptarët rezidentë, e kemi cënë re ne emigrantët.
      Sistemi demokratik i tregut të lirë e konkurencës, solli padyshim edhe një ndarje të klasës së mesme e të pasur, me shtresën e varfër, por edhe më i varfëri i ditëve të sotme në Shqipëri, jeton më mirë se të gjithë shqiptarët në kohën e diktaturës moniste.
      Sigurisht që duke përjetuar diktaturën me modelin më të egër stalinist deri në vitin 1991, në Shqipëri akoma edhe sot, edhe në mendimin demokratik ekzistojnë atavizmat e psikollogjisë komuniste.
      Ekonomia me një sistem të lirë konkurence mund të ndryshojë më shpejtë drejtë progresit e kjo u vërtetua, por mentaliteti i rrënjosur komunist për gati 5 dekada, duhet të kalojë një shekull që të ndryshojë.
      Ka haruar ky komentuesi këtu që bën fajtore PD , se në mos ai, i ati deri në vitin 1995 fshinte me nder me thënë prapanicën me gazeta e shkonte në dyqanin me tabelëm “mish” e gjente kasapin me raftet bosh apo nënën e tij që zinte rradhën gjithë natën në të ftohtë e shi për të blerë një shishe qumësht për te ushqyer fëmijtë e kthehej në mënfjez në shtëpi me duar bosh..
      Nuk ka pasur kriminalitet e korrupsion në kohën e Enverit, këmbëngulin akoma edhe sot të thonë enveristët.
      Vidhnin ore birçe vidhnin të gjithë shqiptarët në kohën e merhumit e kishte edhe vrasje të shumta ordinere, pasojë e fukarallëkut, por RTSH e Tëri i Popullit të vetmet media të asaj kohe nuk i publikonin asnjëherë por mereshin vetëm me demaskimin e kllasës “reaksionare” e dënimit me vdekje të atyre që mendonin ndryshe..
      Nuk kishte trafiqe droge e kontrabanda në kohën e komunizmit ?
      Kishte që çke me te, por ate e bënte qeveria e kupola e PPSH.
      Nga dolën gjithë ato para me të cilat u ndërtuan nga paranoiaku Enver me mijra bunkerë ku vlera e një bunkeri ishte sa ndërtimi i një apartamenti apo edhe shtëpie ?
      Po si na dolën në fillim vitet 90 shumca e socialistëve si biznesmenë të mëdhej që nuk kishin trashëguar asnjë pasuri apo pronë ?
      Sepse administrata shtetërore nuk mund të ndrohej menjëherë e duhen vite që të ndryshojë.
      Ishin drejtorët e funksionarët e lartë punistë e deri kryetarët e kooperativave atë që rëmbyen pronat shtetërore e private të të tjerëve.
      Të mos harojmë se Shqipëria ishte i vetmi vend komunist i Europës lindore, që zhduku tërësisht pronën private, e kjo u bë shkak edhe i korrupsionit masiv me vjedhje e grabitje, pasi prona duke qenë vetëm pronë e shtetit , konsiderohej si prona e askujt.
      Në Shqipërinë e asaj kohe qarkullonte anektoda se “sa i pasur paska qenë ky shtet, se vidh e vidh e ska të sosur”
      E çfarë vidhnin të gjorët shqiptarë të gjithë fukarej , deri tek ministrat.?
      Fshatari i varfër vidhte kallij misri në tokën e tij të kooperativizuar për të ushqyer fëmijtë.
      Puntori i fabrikave ushqimore me rogën mizerabël, vidhte në punë ushqime për të ushqyer fëmijtë, mësuesja e gjorë vidhte hartat për të shfrytëzuar pëlhurat e tyre si pelena për fëmijtë. Ministri apo funksionari i lartë partiak deri antarë të byrosë, shkonin në fshat dhe e detyronin fshatarin e gjorë që të therrte ato pak bagëti apo shpendë me të cilat mund të ushqente fëmijtë..
      Një popull pa kujtesë historike, e ka të vështirë të shkojë në progres.

  25. Berisha është komunisti më i keq i diktaturës, lufta e tij është personale. Në Shqipëri nuk ka pluralizëm mendimi, Berisha u kthye pasi u shpall Non-Grata. Ligjërimi i Berishës është histerik dhe nuk ka çfarë ti ofrojë partisë.o stalin e byroisti I pd salihun mbaje ne varsen tende por mos u mundo ta shesesh ne tezgat e trurit tend qe serbi salih karaxhic berisha nuk eshte bosheviku i fundit ne lindje

  26. Për më tepër, ai e cilësoi Arenën Kombëtare si “Arena e Hajnisë”.

    “Kulla, Kristaq Rama dhe Molli familjar i klanit Mafioz Rama gllabërojnë 50% të fondeve të asaj që nisi si Arenë Kombëtare dhe përfundoi si aneks i pronave të Edvin Hajdutit dhe Klanit të tij mafioz!”, shkruante Berisha në denoncimet si qytetari digjital.

    Nga objekt sulmi, “Air Albania” u kthye për Berishën ne mikpritësen e delegatëve.Mafiozi I trustit te geshtenjave salih karaxhic berisha pranon te futet ne strofkullen e Klanit te Zemunit te Dukes

  27. E shkarkuat Bashën, dhe vutë Berishën, po pastaj ? Sërish do të ktheheni në vendet tuaja, dhe do të mbani sytë dhe veshët nga telefoni, për të marrë nga lideri historik sinjalin e “protestës së madhe”. Sërish do të merrni bukë me vehte, do ti hipni autobuzëve dhe do të vini në Tiranë.Pasi të mbarojë protesta,do të ktheheni nga keni ardhur, duke marrë me vehte vendimin e liderit historik, “qeverinë e rrëzuam”.Dhe kjo do të vazhdojë gjatë…. shumë gjatë.

  28. Pse ka hesht Berisha deri më tani, unë e kam thënë shpesh, këta kanë qenë në simbiozë si urthi me plepin, të shtrirë në një krevat dhe i kanë vënë ëtë dy njeri tjetrit dorën në qafë dhe e kanë kruajt atje ku u vjen rehat .

    Basha ka dash ta shesë vendimet e tij sikur i merr ai , Berisha, dhe kështu e ka shit dhe te ndërkombëtarët , që unë nuk çfarë të bëj, pra një lloj flirti me njëri tjetrin edhe kanë mbijetuar 8 vite.

  29. E di për çfarë e besoj Berishën, karma ka për tu kthyer dhe e ka xheza (dënim) them unë nga Zoti, jo nga politika, të ribëjë atë që ka ç’bërë vetë, të marrë kominoshet dhe lopatën dhe të pastrojë plehun e vet në parti.

    E ka detyrë ndaj demokratëve. Se askush nuk ikën në botën tjetër pa i larë të gjithë këtu”.

  30. Intelektual mes llumit, intelektuali do beje mire te ike nga ai vend llumi qe ndertohet e prishet vetem nga paraja piset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu