• |
ide | kryesore

Basha: Berisha ka vetëm një dosje, ajo është çështja ‘non grata’ nga SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për “Toyota Yaris”, të bëra sot në “Foltoren” e Bilishtit. Basha deklaron se e vetmja dosje dhe e vetmja çështje është ajo ‘non grata’ nga SHBA. Sipas kreut të PD, trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës.


“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.


Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha.

7 Comments

  1. Luli s’ka asnje hall.
    Hi hi hi
    Bure i mire eshte shume.
    I vetmi hall qe ka eshte se e tradheton mrapanica.
    Po ik fshihu aaa tss.

  2. ndaj fotos së Enver Hoxhës me Sali Berishën, është ilustrim i qartë që brenda Partisë Demokratike ekziston enverizmi origjinal i kohës së Enver Hoxhës, ku përballë armikut të gjithë ishin gati të hanin dhe bar e mos të dorëzoheshin.

    Në verë, kur e deklaroi ambasadorja, ne nuk e dinim që armiku ishte Lulzim Basha, por tani që jemi të qartë, deklarata e ambasadores duket si profetike. D.m.th ajo ka qenë më e qartë për enverizmin brenda PD se të tjerët, pasi preku pikërisht nervin kryesor të tyre, atë që prej dje në darkë, berishistët po e demonstrojnë çdo minutë, me sytë nga fotografia e Sali Berishës me Enver Hoxhën.

  3. “E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë… Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu