• |
ide | kryesore

Berisha: Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës, ka ardhur dhe reagimi nga “Foltorja”. Në reagim thuhet se halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetari. Sipas “Foltores” së Berishës për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje, teksa bën thirrje që më 11 dhjetor të bashkohen të gjithë për të nisur rrugën drejt fitores.


“Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.
Partia Demokratike do ta realizoje këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar! Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES! ✌?”, thuhet në reagim.


11 Comments

  1. Ngaqe nga 2005 deri 2013 vodhen me pake muxhiket e kuq.
    Prandaje eshte i poshter Doktori.
    Plus qe i plasi vrimave te miut keta ortaket kriminelet xhelatet kokepalare te ramutit.
    Rofte ramuti me haremin atere!!!!

  2. O Sali, boll talle bolet me njerzit e tu.
    Ke humb ti jo luli. Luli bente c i thoshe.
    Lulka ne dat 9 shtator u be burre. Dhe ateher e beri usa. Se te jet per lulken as te… E as te leshon.
    Keshtu qe leri pallavrat. Ti e ke pas partin kaq vite. Tani me demek do vike ti e do fitoke. 0000 shanse. Dhe ti e di shume mire.

  3. ndaj fotos së Enver Hoxhës me Sali Berishën, është ilustrim i qartë që brenda Partisë Demokratike ekziston enverizmi origjinal i kohës së Enver Hoxhës, ku përballë armikut të gjithë ishin gati të hanin dhe bar e mos të dorëzoheshin.

    Në verë, kur e deklaroi ambasadorja, ne nuk e dinim që armiku ishte Lulzim Basha, por tani që jemi të qartë, deklarata e ambasadores duket si profetike. D.m.th ajo ka qenë më e qartë për enverizmin brenda PD se të tjerët, pasi preku pikërisht nervin kryesor të tyre, atë që prej dje në darkë, berishistët po e demonstrojnë çdo minutë, me sytë nga fotografia e Sali Berishës me Enver Hoxhën.

  4. ne kuvendin e Saliu ne 11 dhjetor duhet te gjithe te jene pajisur me faqore Rakie Qoftet do ti paguaj Salih Ram Katunari sic paguan byreket me dhalle per te gjithe cecenet me paret e vjedhura

  5. “E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë… Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre”.Shpellkare te turnit te nates shishen e shurres ta keni gati per salihun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu