• |
ide | kryesore

Berisha tregon skenarin, çfarë do të bëjë një ditë pas Kuvendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme Sali Berisha e çoi “Foltoren” në Bilisht. Ish-kryeministri kishte akuza direkte për Lulzim Bashën për dosjen e “Toyota Yaris” ku tha se dekonspiroi operacionin dhe se nga drejtësia në Shqipëri e shpëtoi Edi Rama, por në Belgjikë çështja është akoma hapur.

“Edi Rama i mbylli dosjen “peng-kryetarit”. Mirëpo dosja i kishte rrënjët në Belgjikë, që kishte nisur hetimet dhe nuk ja mbyllte dot Edi Rama. Nëse i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot. Tani fjala është e drejtësisë belge. Deri tani në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale. Ai e prishi operacionin dhe unë ia kam thënë pa ardhur “Toyota”-at në Shqipëri dhe i kam thënë kjo nënkupton implikimin tënd, ose me njërën ose palën tjetër.

Kam pasur zero njohuri që drejtësia belge e kërkon për ndjekje penale. Policia belge ka kërkuar marrjen me forcë të Bashës në pyetje për dekonspirim të aksionit ku u kapen mijëra euro në “Toyota Yaris”. I kërkoj të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë peng partinë Demokratike. Në 17 dhjetor (një ditë para Kuvendit) Basha është ftuar të merret në pyetje për çështjen “Toyota Yaris” tha ai.

Lideri historik i PD-së zbuloi lëvizjen e parë pas Kuvendit të 11 Dhjetorit, që është protesta. “Në datë 11 demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë, pas kësaj do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Më 11 Dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi qëllim të rikthejmë lirinë e munguar, votën e lirë dhe pushtetin tuaj në PD” tha ai.



10 Comments

  1. Çdo gje qe paska bere Basha ti i paske mesuar vetem pasi u perjashtove nga grupi parlamentar
    i PD. Çudi!

  2. ndaj fotos së Enver Hoxhës me Sali Berishën, është ilustrim i qartë që brenda Partisë Demokratike ekziston enverizmi origjinal i kohës së Enver Hoxhës, ku përballë armikut të gjithë ishin gati të hanin dhe bar e mos të dorëzoheshin.

    Në verë, kur e deklaroi ambasadorja, ne nuk e dinim që armiku ishte Lulzim Basha, por tani që jemi të qartë, deklarata e ambasadores duket si profetike. D.m.th ajo ka qenë më e qartë për enverizmin brenda PD se të tjerët, pasi preku pikërisht nervin kryesor të tyre, atë që prej dje në darkë, berishistët po e demonstrojnë çdo minutë, me sytë nga fotografia e Sali Berishës me Enver Hoxhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *