• |
ide | kryesore

Berisha: Yuri Kim përfaqëson Sorosin, jo Amerikën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e Devollit, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim nuk përfaqëson Amerikën, por George Soros. Berisha theksoi se miliarderi Soros dorëzoi drejtësinë në vend në duart e Edi Ramës.


“Lidhur me vendimin, është e vërtetë që Sekretari i Shtetit që më shpalli non grata, përfaqëson SHBA-të në një nga tre pozicionet ndoshta më të larta të atij vendi. Vendimi ishte rezultat fund e krye i lobimit korruptiv të Soros e ndaj kërkova ballafaqim në sallë të gjyqit për shpifje. Nuk pranoja kurrë akuzë falso. Unë e dija po ashtu fuqinë e George Soros. SHBA është vendi që njoh më shumë, sepse miqësia me atë vend të bekuar është mbi çdo gjë.


Soros është armik i demokracisë shqiptare dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Soros është sponsorizuari i masakrës në sistemin e drejtësisë, me gjithë fuqinë politike e financiare të tij. Drejtësia u kthye në degë të ekzekutivit. Vendimet sot merren të gjitha në zyrat e Ramës. Na flet zonja për sukses. Soros shkatërroi drejtësinë dhe e dorëzoi te Rama. Kjo është vepër politike e Soros. Zonja Kim përfaqëson George Soros dhe jo Amerikën. Ç’punë ka Kim me 29 nëntorin? Sillet si me qenë zëdhënëse e PS, pastaj bëhet me Bashën. Kjo nuk është politikë e SHBA, që të përshëndesësh zgjedhjet, pa dalë ankesat, është politike e Soros, që ka fuqi të madhe”, deklaroi Berisha.

8 Comments

  1. Kishte ardhur koha qe dikush ta thoshte kete me ze te larte, SE NA U SHPARTALLUA PENISI!

  2. Po shikoja nje raport interesant sesi Sorosi kishte sponosorizuar me miliona fushatat e 4-5 kryeprokuroresh shteti ne SHBA me kushtin qe pasi te zgjidheshin te linin rrugeve kriminele te rrezikshem. Pikersisht ashtu ndodhi, kriminelet, mes tyre vrases, u liruan dhe per cudi nuk i perseriten me krimet e tyre, por thjesht i bene me te renda. Ky eshte reformatori i madh Soros dhe keto jane metodat e tij per ta rrenuar nga brenda nje institucion, nje administrate, nje shtet, dhe ne fund nje shoqeri. Nga problem i jashtem Sorosi po kthehet ne problem te brendshem ne Amerike dhe ky eshte ndoshta fati jone. Me ne fund njerez me ndikim po e permendin se me pare i dukej vetem si fantazem. Sorosi zgjodhi te ekspozohet dhe ky mund te jete fundi i perandorise se tij.

    1. Sorosi është thjesht një ushtar i devotshëm i dorës se zezë qe drejton gjith botën, vetëm nje pjesë e dukshme e sistemit totalitar. Ka edhe të tjerë sipër tij që qëndrojnë në hije dhe po aq në mos më tepër destruktiv.

      Ketu mes nesh, …Sala e ka të përpjetë te fortë këtë punë që ka nisur, jetojmë ne kohë shum te keqija te papara ndonjëherë. Sidoqoftë i uroj fat dhe mbarësi deri në fund.

  3. ndaj fotos së Enver Hoxhës me Sali Berishën, është ilustrim i qartë që brenda Partisë Demokratike ekziston enverizmi origjinal i kohës së Enver Hoxhës, ku përballë armikut të gjithë ishin gati të hanin dhe bar e mos të dorëzoheshin.

    Në verë, kur e deklaroi ambasadorja, ne nuk e dinim që armiku ishte Lulzim Basha, por tani që jemi të qartë, deklarata e ambasadores duket si profetike. D.m.th ajo ka qenë më e qartë për enverizmin brenda PD se të tjerët, pasi preku pikërisht nervin kryesor të tyre, atë që prej dje në darkë, berishistët po e demonstrojnë çdo minutë, me sytë nga fotografia e Sali Berishës me Enver Hoxhën.

  4. That’s it! Ajo dihej se bente muuuuuuuuuu:) por duhej te artikulohej nga dikush me potence e influence.

    Jo si bythqimat e Lulit qe thone, “ska Kuvend anti-amerikan”:)))). I bie qe gjysma e amerikaneve qe jane kundra Demokrateve dhe Biden-it e Sorrosit qenkan “anti-amerikan”?))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu